Celebrities Gossip Music Showbiz

Performanca e Celine Dion në Lojërat Olimpike ishte e regjistruar?! Zhgënjehen fansat e këngëtares!

Performanca e këngëtares Celine Dion në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris 2024 ishte regjistruar paraprakisht, raporton gazeta franceze Libération. Miliona njerëz u prekën emocionalisht kur 56-vjeçarja interpretoi këngën “L’Hymne à l’amour” të këngëtares franceze Edith Piaf. Ndërkaq, së fundmi gazeta e njohur franceze ka cituar ekspertë të industrisë muzikore që pretendojnë se performanca e 26 korrikut ishte e e regjistruar paraprakisht.

“Ajo që dëgjuam në televizion ishte një riprodhim i korrigjuar,”-deklaroi për Libération kompozitori dhe interpretuesi Etienne Guéreau. Ndërkohë, një ekspert zëri tha: “Ishte 100% e regjistruar paraprakisht, mund ta dëgjoni që nga notat e para.”

Një muzikant i njohur si Wings of Pegasus komenton në YouTube se prova dhe performanca reale tingëllonin identike, gjë që, sipas tij, është e pamundur. “Gjithmonë ka ndryshime mes dy versioneve të një këngë live”-tha ai. Përfaqësuesit e organizatorëve të Lojërave Olimpike nuk kanë pranuar të japin komente lidhur me pretendimet për performancën e Celine Dion. Ata më herët këmbëngulën se performanca ishte tërësisht live.

Këngëtarja kanadeze, vuan nga një sëmundje e rrallë autoimune dhe nuk ka performuar për vite me radhë. Dion, e njohur më së shumti për hitin e saj “My Heart Will Go On”, njoftoi në dhjetor 2022 se ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtësuar. Në një intervistë, ajo shpjegoi se kjo gjendje mund të shkaktojë spazma muskulore kudo në trup, duke bërë që duart apo këmbët e saj të ngrijnë. Ajo gjithashtu ka pasur vështirësi me ecjen dhe këndimin.

Celine kishte performuar edhe më parë në Lojërat Olimpike në Atlanta, në vitin 1996, kur këndoi këngën “The Power of Dream”. Ceremonia u ndoq nga 3.5 miliardë njerëz në mbarë botën. Ylli i muzikës do të shfaqet edhe në Eurovision 2025. Sipas një raporti të Daily Mail, Dion huhet se do të rikthehet në konkursin e këngës në Zvicër, vendi që ajo përfaqësoi në konkursin e vitit 1988 me “Ne Partez Pas San Moi.”