Food & Drink Health & Beauty

Përfitimet shëndetësore të lëkurës së mandarinës!

Për ata që nuk janë në dijeni lëvozhgat e mandarinës përmbajnë përbërje të pabesueshme, të dobishme që ofrojnë sheqer në gjak dhe ndihmojnë në mbajtjen e një mëlçie të shëndetshme. Përveç kësaj, disa studime kanë treguar se ndihmon sistemin e tretjes sepse lejon tretjen më të mirë të ushqimeve yndyrore.

Ato janë në gjendje të shërojnë këto 7 probleme serioze:

1-Bronkit.

Vetëm shtoni lëkurat e mandarinës në një gotë me ujë të vluar, lërini të qëndrojnë për një orë dhe pastaj konsumojeni. Kjo rekomandohet të konsumohet tri herë në ditë në mënyrë që të shëroheni nga bronkiti brenda një periudhe të shkurtër kohore.

2-Kollën

3-Bllokimin e hundëve

4-Problemet e tretjes

5-Kërpudhat në këmbë

6-Problemet fizike

7-Hipertensionin dhe takikardinë

Gjithashtu lëkura e mandarinës mund të ruhet dhe kur t’iu duhet mund ta vendosni për ta zier në mënyrë që të luftoni problemet nga të cilat vuani. Konsumimi i rregullt i lëkurës së tyre do t’ju lejojë të keni një mënyrë jetese të shëndetshme.

Mandarinat shpesh ngatërrohen me portokajtë edhe pse janë frute të ndryshme. Të dyja në fakt njihen si frute me shumë pak kalori dhe përmbajnë të njëjtat vlera ushqyese, por mandarinat janë më të ëmbla dhe më të vogla. Në dallim nga portokajtë që kanë shumë vitaminë C, mandarinat kanë vitaminë A. Përfitimet shëndetësore nga të dy frutat janë shumë të mëdha.

Megjithatë, shumë studime bëjnë thirrje për kujdes për shkak të efekteve anësore që mund të prodhojnë. Nëse e teproni me portokajë apo mandarina mund të keni dhimbje të mëdha barku, që mund të çojnë deri në diarre. Po ashtu, tepria mund të çojë në shtim të peshës, vjellje, marramendje, fryrje barku, thartirë stomaku, dhimbje koke dhe pagjumësi.