Ekspertët e shëndetit kanë zbuluar një listë të gjatë mënyrash në të cilat vajzat mikesha mund të ndikojnë në mirëqenien tuaj të përgjithshme. Ju listojmë më poshtë disa nga këto përfitime.
Do të keni më shumë ndjeshmëri.
Truri ynë në fakt është i lidhur për të ndjerë gëzimin ose trishtimin e miqve të ngushtë. Empatia më e madhe mund të çojë në më shumë suksese personale dhe profesionale, duke ju bërë edhe më të lumtur.
Do të ndiheni më pak të stresuar.
Ka një arsye pse edhe kafshët si shimpanzetë, delfinët dhe lakuriqët e natës krijojnë miqësi: ato lehtësojnë tensionin dhe ndihmojnë në zbutjen e stresit.
Do të jeni më produktivë.
Ndryshe nga sa mund të mendoni, krijimi i miqve në punë mund t’ju ndihmojë të jeni edhe më produktiv, plus, këto marrëdhënie madje mund të rrisin kreativitetin tuaj dhe konkurrencën e shëndetshme midis kolegëve.
Do të jetoni më gjatë.
Sipas një studimi nga Universiteti Brigham Young, ju keni “50% më shumë gjasa për të mbijetuar nëse keni një rrjet social solid.” Kjo është një arsye mjaft e mirë për të marrë telefonin dhe për të bërë plane herë pas here.