Një konsum ditor i moderuar i kafesë apo pijeve që kanë përmbajtje kafeinë bën mirë për metabolizmin. Studimi është publikuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism.
Sipas studimit të fundit të kryer në këtë fushë rezulton se ndikon në reduktimin e riskut të prekjes nga diabeti, kardiopatia koronare apo ictus. Konsumi i 3 filxhanëve kafe në ditë në bazë të statistikave të marrë në analizë ka treguar se risku për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, ose prekja nga dy sëmundje cardimetabolike njëkohësisht reduktohet me 48 % në krahasim me ata që nuk konsumonin apo e kishin mjaft të ulët. Ekspertët kanë analizar të dhënat e biobankës britanike mbi 500 mijë indivdë të moshës 37-38 vjeç, dhe rezultoi se 200 mg në ditë kafeinë sillte benefite për organizmin.
Konsumimi i kafes mund të ofrojë më shumë përfitime për shëndetin sesa thjesht një nxitje energjie në mëngjes. Sipas disa studimeve të fundit, pirja e kafes mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut të vdekjes që është lidhur me qëndrimin e gjatë ulur, një zakon që shpesh lidhet me probleme të ndryshme shëndetësore.
Një studim i botuar në “American Journal of Clinical Nutrition” ka zbuluar se konsumimi i rregullt i kafes është i lidhur me një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundje kardiovaskulare dhe mbipesha. Studimi analizoi të dhënat nga më shumë se 300,000 individë dhe gjeti se ata që konsumonin kafe në mënyrë të moderuar kishin një rrezik më të ulët të vdekjes të lidhur me qëndrimin ulur për periudha të gjata.