Disa vajza dhe gra përjetojnë dhimbje të mëdha gjatë ciklit menstrual. Për zvogëlimin e kësaj dhimbjeje duhet të përdorni pluhurin e xhinxherit. Sipas Healthline, një studim që është bërë ndaj 150 grave të cilat për tri ditët e para të ciklit menstrual përdornin nga një gram pluhur xhinxheri brenda ditës, doli se iu janë zvogëluar dukshëm dhimbjet. Sipas përfundimit xhenxhefili ose xhinxheri, arriti të zvogëlojë dhimbjen në mënyrë efektive si ilaçet mefenamic acid dhe ibuprofe. Xhenxhefili, i cilësuar nga mjekësia kineze dhe Ayurveda si ‘erz shëruese’, ka një sërë përfitimesh shëndetësore të vërtetuara edhe nga shkenca. Ai trajton edhe të përzierat në mëngjes. Xhenxhefili mund të lehtësojë gjithashtu dhimbjet e kokës, fryrjen e barkut etj.
Nëse hasni vështirësi veçanërisht në ditën e dytë të periodave, kjo është krejtësisht normale. Me siguri e keni marrë me mend, por gjithçka varet nga hormonet tuaja veçanërisht prostaglandinat. Nivelet janë më të larta gjatë ditëve të para të menstruacioneve dhe arrijnë kulmin në të dytën pasi progesteroni ulet, sipas Dr Fatema Mustansir Dawoodbhoy. Kjo do të thotë se ngërçet janë në gjendjen më të keqe dhe dhimbja është më e fortë. Më pas, ndërsa gjakderdhja vazhdon dhe shtresa e brendshme e mitrës është derdhur, prostaglandinat pakësohen ashtu si simptomat tuaja. Dr Dawoodbhoy, një mjek akademik i specializuar në obstetrikë dhe gjinekologji, tha për Metro:
Ndërsa shtresa e brendshme e mitrës tuaj prishet, prostaglandina (kimikate të ngjashme me hormonet) lëshohen në trup.
Cikli menstrual është një proces i vazhdueshëm hormonal me katër faza. Njohja e këtyre fazave na ndihmon të kemi më shumë kontroll dhe mirëkuptim për veten tonë. Faza folikulare fillon menjëherë pas periodave dhe zgjat rreth një javë. Hormonet FSH dhe LH stimulojnë rritjen e vezëve dhe rrisin prodhimin e estrogjenit. Në këtë fazë, ushqehuni me fibra, anti-oksidantë (si shega dhe boronica), perime si brokoli si dhe ushqime të fermentuara për shëndetin e zorrëve.
Farat e kungullit dhe linit janë të pasura me fitoestrogjenë që ndihmojnë në përgatitjen për fazën ovulatore. Më pas është faza ovulatore. Gjatë kësaj faze, ndiheni më energjikë, por mund të ndiheni edhe nervozë ose të irrituar për shkak të niveleve të larta të estrogjenit dhe LH. Ushqehuni me perime, fasule, arra për të marrë zink dhe magnez. Gjithashtu, bëni stërvitje të larta energjike në mëngjes dhe relaksohuni në mbrëmje.