Pavarësisht rrezikut të vogël që celulari juaj të ndezë zjarrin, gjiganti i naftës Shell thotë se nuk është mirë të përdorni telefonin tuaj gjatë furnizimit me karburant. Disa pika karburanti kanë shenja paralajmëruese që ndalojnë përdorimin e celularëve gjatë karburantit. Telefonat mund të kenë energji të mjaftueshme për të krijuar një shkëndijë. Kjo, e kombinuar me gazrat nga benzina e ndezshme, mund të shkaktojë zjarr, i cili nga ana tjetër mund të rezultojë në lëndime serioze.
“Asnjëherë nuk kemi qenë në gjendje të gjurmojmë një incident që përfshin përdorimin e telefonave celularë gjatë furnizimit me karburant”-njoftoi për USA Today Instituti Amerikan i Pajisjeve të Naftës. Rreziku është teorik, por për sa kohë ka perspektiva teorike, duhet të respektohen rregullat.
Ndërkaq, çmimi i naftës në tregun vendas e ka nisur javën me ulje, ku një litër naftë tregtohet 5 lek më pak, konkretisht nga 189 lekë që ishte në 184. Të njëjtin trend ka ndjekur edhe benzina e cila këtë javë shitet 183 lekë për litër nga 188 që ishte. Kjo është hera e parë që çmimet e karburanteve ndryshojnë për këtë vit që nga dhjetori i vitit të kaluar, ku çmimi i naftës pësoi rënie me rreth 10 lekë për litër.
Megjithatë krahasuar me muajin maj të vitit të kaluar, aktualisht nafta shitet me një çmim 8.2% më shtrenjtë. Situata gjeopolitike e tensionuar nga konfliktete e ndryshme në Lindjen e Mesme si dhe lufta Rusi-Ukrainë, janë ndër faktorët kryesorë që kanë sjellë luhatshmëri në bursat ndërkombëtare të karburanteve përgjatë viteve të fundit.