Një përbërës i cili gjendet në 80% të kozmetikës mund të jetë shumë i rrezikshëm gjatë periudhës së shtatzënisë. Gratë shtatzëna duhet t’i kushtojnë vëmendje produkteve kozmetike që përdorin. Sipas studiuesve, disa prej tyre përmbajnë përbërës shumë të rrezikshëm. Ato i japin forcë dhe elasticitet plastikës, ngjyrë dhe aromë kozmetikës dhe gjenden në pëlhura, materiale ndërtimi dhe objekte të tjera të përditshme.
Është e njohur që ftalatet janë toksike dhe destruktive për trupin e njeriut. Mund të çojnë deri në çrregullim hormonal, sëmundje të gjëndrës tiroide, diabet, por, sipas disa raporteve, mund të shkaktojnë infertilitet dhe kancer. Është vërtetuar se këto komponime janë veçanërisht të rrezikshme për gratë shtatzëna. Në hulumtim morën pjesë 6045 gra shtatzëna në urinën e të cilave u gjetën ftalate. Shkencëtarët zbuluan se rreziku i lindjes së parakohshme për shkak të pranisë së këtij përbërësi u rrit me 12-16%.
Ftalatet gjenden te llaku i flokëve, antidjersa, shampo, kremrat kundërt diellit, parfumet, detergjentët, paketimet e ushqimeve, bojërat e flokëve, tapiceri për makina. Sipas disa hulumtimeve, deri në 80% e kozmetikës në treg përmbajnë ftalate. Ato nuk mund të gjenden gjithmonë në etiketa, ndaj është më mirë të reduktoni përdorimin e kozmetikës gjatë pritjes së foshnjës. Ndërkaq, konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë mund të ndryshojë strukturën e trurit dhe të vonojë zhvillimin e trurit të foshnjës, sipas një studimi të ri. Shkencëtarët analizuan skanimet MRI të fetuseve, nënat e të cilëve kishin raportuar se kishin pirë alkool gjatë shtatzënisë së tyre, duke i krahasuar ato me skanimet e foshnjave, nënat e të cilëve nuk kishin konsumuar as 1% alkool.