Në këtë episod i ‘Çdo gjë është ashtu si duket’ u diskutua lidhur me një temë shumë delikate dhe të përfolur së fundmi ku një rast i ndodhur në videoklipin e Donaldit, Romeos dhe Elgitit të xhiruar në muzeun e ikonave në Korçë u kritikua për faktin se ky është një veprim që ka ‘thyer’ marrëdhënien që kemi me objektin e shenjtë. Për të folur lidhur me këtë temë u ftuan në studio Sokol Çunga dhe Andi Rëmbeci.
Çunga dhe Rëmbeci elaboruan gjithë arsyet se përse objektet e kultit dhe muzetë duhen ruajtur dhe jo përdorur për qëllime personale.
Andi: Ka precedentë të tjerë, situata të ngjashme, zhvillimi i aktiviteteve paralele që ekspozojnë ikonat janë të mirëpritura, por kemi vënë re që zhvillojnë aktivitete që nuk ndikojnë drejt këtij shërbimi. Në realitetin tonë kemi disa vështirësi dhe na i bëjnë të vështira për t’u kuptuar. Në kohën e komunizmit këto objekte u konfiskuan nga feja dhe u ekspozuan brenda disa normave muzeore të atëhershme duke iu përshtatur ideologjisë së kohës. Funksioni i artit është bota dhe nevoja që njeriu ka për të komunikuar me veten dhe të tjerët në rastin e objekteve si objekte fetare apo ikona. Këtu është shqetësimi që e kanë artin si vlerë për t’u shprehur jo për vlerë të ekzistencës së tyre. Kemi raste ku objekte të tilla nuk janë vetëm në muze po dhe në ambiente publike, në dyqane, në shtëpi dhe nuk janë për t’u përdorur si dekor, por kanë një funksion të caktuar. Ligji i trashëgimisë kulturore dhe kodi i etikës i kanë parashikuar shumë mirë këto, ato nuk janë armiqësore. Çdo cënim i gurëve shumëngjyrësh cënon gjithë kombin tonë. Nga ligji te kultura ka një hendek që duhet punuar fort. Në realitetin tonë e kemi këtë gjë, kultura e njohjes së këtyre objekteve është shumë e vakët. Ky ligj duhet të bëhet kulturë dhe edukatë e të gjithëve.
Sokoli: Fjala muze është marrë nga greqishtja, do të thotë ‘tempulli i muzave’, muzetë e periudhës klasike dhe helenistike i përkasin formës së koleksionit ku nuk ka një rend në renditjen e objekteve, po në thelb prej aty vjen muzeu. Një muze ka dhe elementin edukativ dhe elementin sakral, duke krijuar një ekuilibër të harmonishëm. Pa kuptuar këtë funksion kult nuk mund të kuptojmë dukuri të shumta të epokës mesjetare. Le të shkojmë te rasti ynë konkret, në disa muze në Shqipëri kemi objekte që janë marrë nga tempujt e krishterë dhe e lëmë sakralen mënjanë dhe të shkojmë te elementi i laicitetit, pavarësisht se si është situata në Shqipëri duhet gjithmonë të kemi parasysh se jemi përballë objekteve që janë objekte të veçuara nga njëra-tjetra. Nëse nuk do të respektohej origjina e tyre, për çfarë arsye nga ana tjetër i ruajmë? Pse duhet ta ruajmë një pasuri kur nuk e shfrytëzojmë një pasuri?
Andi: Shumë herë kur janë ekspozuar reliket fetare, të moshuarit e lidhin me një ndjesi spirituale.
Sokoli: Të gjithë mundin e atyre njerëzve që na i kanë sjellë këto objekte, kemi një sakrificë të bërë. Objektet fetare në përgjithësi janë krijuar që për arsye shpirtërore kanë dhuruar shuma materiale apo lëndë të tjera që krijohen këto objekte. Sakrifica e tyre që na i sollën deri sot është një vlerë e madhe, sepse nuk kanë qenë gjithmonë kushtet kanë mbërritur me sakrificë njerëzore duhet të respektohen kodet etike dhe ligji.
Andi: Në realitetin tonë ku është shkëputur një pjesë e mirë e trungut të historisë, brezi i ri nuk kupton më vlerat e brezit të gjyshërve pra ka një hendek shumë të madh kuptimor.