Të gjitha vajzat dhe gratë dëshirojnë të përdorin produkte natyrale për lëkurën, por shumë pak nga ato kanë njohuri për efektet e mjaltit në fytyrë. Mjalti përmban enzima, veti natyrale antibakteriale dhe probiotikë që janë të mirë për lëkurën. Prandaj, mjalti është alternativë jo e shtrenjtë dhe efektive për një fytyrë të pastër.
Mjalti i largon bakteret e dëmshme nga lëkura shumë lehtë, pa e zhveshur atë nga vajrat e vet natyral. Po ashtu përmban probiotikë natyral dhe veti antibakteriale që ndihmojnë në zvogëlimin e akneve. Mjalti ka efekt tek të gjitha llojet e lëkurës dhe ndihmon në balancimin e lëkurës vajore dhe e lagështon lëkurën e thatë.
Por si të pastrojmë lëkurën me mjaltë? Ajo që ju duhet është vetëm pak mjaltë organik. Fillimisht e pastroni lëkurën me ujë të nxehtë, pastaj vendosni një lugë gjelle mjaltë, ose më pak, në duar. I fërkoni duart me mjaltë dhe me lëvizje rrethore e masazhoni lëkurën. Mjaltin e lini në lëkurë për të paktën 5-10 minuta dhe pastaj e pastroni me ujë të nxehtë.
Rikujtojmë se, falë vetive anti-inflamatore, mjalti natyral mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit në trup. Konsumimi i mjaltit mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Studimet kanë treguar se mjalti funksionon po aq mirë, nëse jo edhe më mirë, se ilaçet e njohura për kollën, falë përbërësve të tij shërues. Gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimeve gastrointestinale. Studiues të shumtë konfimojnë se mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të disa problemeve si diarreja, kapsllëku dhe ulçera. Për më tepër, ka disa prova që sugjerojnë se mund të ndihmojë edhe në uljen e ankthit. Mjalti, falë antioksidantëve që përmban mund të mbrojë organizmin nga dëmtimi i radikaleve të lira.