Bota Botë e Çuditshme

Përdori trukun viral të paketimit që kishte parë në Tik Tok, pasagjeri përjashtohet nga avioni!

Një pasagjer në një aeroport në Shtetet e Bashkuara u përjashtua pasi u përpoq të përdorte një truk udhëtimi që pa në internet për të shmangur pagesën për një bagazh shtesë. Incidenti që ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos u kap në kamera nga një përdoruese e TikTok-ut e quajtur Natasha.

Ideja e të riu shkoi tmerrësisht keq dhe ai përfundoi duke u shoqëruar nga aeroporti nga oficerët e policisë. Pasagjeri ishte paraqitur për të hipur në fluturimin e tij me një jastëk në dorë, të mbushur me sendet e tij për të shmangur rregullat e transportit të linjës ajrore. Natasha u kërkoi njerëzve të shmangin truket e tilla pasi mund t’ju hapin telashe në aeroport.

“Mos i lejoni këto faqe të mediave sociale t’ju japin këshilla dhe truke sepse ndonjëherë nuk do të funksionojë, mirë?”-tha Natasha në video. “Ky tip po përpiqej të merrte një jastëk plot me veshje dhe sende të tjera, duke thënë se është thjesht një jastëk.” Ajo tha se burrit iu dha mundësia të paguante për sendet shtesë, por ai refuzoi. Megjithatë, ai pranoi të paguante tarifën shtesë kur stafi kishte mbyllur portën për të hipur në aeroplan, por ishte tepër vonë.