Celine Dion i është kërkuar të padisë Donald Trump për përdorimin e këngës së saj “My Heart Will Go On” gjatë një mitingu të fushatës presidenciale. Kënga fituese e Oscar nga filmi “Titanic” i vitit 1997 u dëgjua në një ngjarje në Montana. Ekipi i saj menaxhues bëri një deklaratë në emër të artistes kanadeze, duke thënë se përdorimi i këngës ishte ‘i paautorizuar’. Në njoftim thuhet:
Sot, ekipi menaxhues i Celine Dion dhe kompania e saj diskografike, Sony Music Entertainment Canada Inc., u bënë të vetëdijshëm për përdorimin e paautorizuar të videos, regjistrimit, performancës muzikore dhe imazhit të Celine Dion duke kënduar “My Heart Will Go On” në fushatën e Trump në Montana. Në asnjë mënyrë ky përdorim nuk është i autorizuar dhe Celine Dion nuk e miraton këtë apo ndonjë përdorim të ngjashëm.
Fansat i kanë kërkuar nëpër komente që Celine të ngrejë padi kundër Trump. Kjo vjen pasi Dion bëri një rikthim triumfues në performancën live muajin e kaluar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit mes betejës së saj me sindromën e personit të ngurtë (SPS).