iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple. Gjatë vitit 2024 pritet që Apple të prezantojë linjën më të re të telefonave, iPhone 16, e cila thuhet të jetë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (Al). Sipas Mark Gurman të rrjetit televiziv Bloomberg, ky përditësim i sistemit operativ mund të jetë më i madhi në historinë e gjigantit teknologjik.
Më kanë thënë se sistemi i ri operativ është një nga përditësimet më të mëdha në historinë e kompanisë. Me këtë njohuri, konferenca e radhës nga Apple pritet të jetë mjaft emocionuese.
Thuhet se karakteristikat gjeneruese të AI ka të ngjarë të jenë pjesë e sistemit operativ iOS 18 i koduar me emrin Crystal. Disa prej aplikacioneve që pritet të përjetojnë ndryshime dhe të funksionojnë me Al janë Apple Music, Messages, dhe Siri, zhvillim ky i cili ka të ngjarë t’i kushtojë kompanisë afro 1 miliard euro.
Ndërkaq, Samsung si rivali kryesor i Apple, së fundmi ka debutuar serinë e telefonave inteligjentë Galaxy S24 me veçori të Al si Live Translate, Note Assist, dhe Circle to Search. Rikujtojmë, se Apple ka lançuar së fundmi iOS 17.3 dhe iPadOS 17.3 për përdoruesit e produkteve të saj. Ky është një rifreskim modest. Sidoqoftë, ekziston një veçori e re e quajtur ‘Mbrojtja e Pajisjes së Vjedhur’.
Kjo nuk përdoret për të gjetur një iPhone ose iPad të vjedhur, por për të mos lejuar që hajdutët të kenë qasje në të dhënat tuaja personale. Funksioni u shfaq fillimisht në versionin beta të zhvilluesit të iOS 17.3 dhe në fakt është mjaft i dobishëm. Kjo nuk do t’i ndalojë hajdutët të bëjnë gjërat e tyre, por do t’i bëjë gjërat më të vështira për ta. Mjeti është i disponueshëm si për iPhone ashtu edhe për iPad.