Tech

Përditësimi më i fundit nga Google Maps!

Google Maps ka prezantuar një funksion të ri që e thjeshtëson navigimin, funksionin “You”. Siç raportohet, “You” është vendi ku gjenden ndryshimet më të rëndësishme, udhëtimet e ruajtura dhe ato që doni t’i realizoni. Gjithashtu, kompania ka përmendur edhe ndryshime të tilla si ngjyra të reja që e bëjnë më të lehtë gjetjen e vendeve në hartë.

Ndërsa për drejtuesit e automjeteve elektrike, Google Maps ka filluar të shfaqë një përvojë që i dedikohet stacioneve të karikimit. Duke e zgjedhur llojin e automjetit të tyre, tani përdoruesit me lehtësi mund të gjejnë stacionet e karikimit në afërsi. Bëhet e ditur se me këto përditësime të vazhdueshme dhe veçori që pritet të vijnë, Google Maps vazhdon të evoluojë duke u ofruar përdoruesve një përvojë më të mirë.

Gjetja e rrugës duket se po bëhet më e lehtë falë një ndryshimi të ardhshëm në Google Maps. Përdoruesit kanë vërejtur një veçori të re dhe potencialisht domethënëse që po vjen në aplikacionin popullor të përdorur nga miliona njerëz. Shpeshherë kemi hasur në probleme për gjetjen e hyrjes së duhur, veçanërisht në objekte më të mëdha.

Ky problem mund të jetë pjesë e së kaluarës pas funksioni i ri tregon qartë pikat e hyrjes dhe daljes së një ndërtese. Mesa duket, simbolet shfaqen vetëm kur zgjidhni një vend në hartë dhe e zmadhoni mjaftueshëm. Ende mbetet e paqartë se kur Google do ta zyrtarizojë këtë funksion dhe kur ai do të jetë i disponueshëm për të gjithë, por çfarë dihet me siguri është se kjo veçori do t’u kursejë njerëzve shumë kohë.

Rikujtojmë se rreth 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injorim të vlerësimeve të këqija për klinikat e tyre. Kjo është padia e parë e këtij lloji në Japoni. Mjekët po kërkojnë dëmshpërblim nga kompania Google në vlerë prej 9.000 dollarësh, duke synuar që ta mbajnë përgjegjës titanin amerikan të teknologjisë për mosveprim ndaj vlerësimeve. Ata e paditën kompaninë duke argumentuar se janë të pafuqishëm që të përgjigjen apo përgënjeshtrojnë vlerësimet që dëmtojnë reputacionin, për shkak se kanë obligim ndaj konfidencialitetit të pacientëve.