Ylli i muzikës pop Dua Lipa ka publikuar pak ditë më parë këngën e saj të re, ‘Houdini’, dhe ka nisur fushatën për ta promovuar, duke përfshirë edhe daljet në emisione radiofonike. E pyetur për marrëdhënien e saj me akulloren, 28-vjeçarja tha se e urren akulloren me çokollatë. Bukuroshja tha se zgjedh shijen e vaniljes dhe i hedh vaj ulliri dhe kripë deti mbi të. Ajo pohon se këtë kombinim të vaniljes, vajit të ullirit dhe kripës ia ka mësuar shumë njerëzve që tani e shijojnë akulloren e tyre njësoj si ajo.
Sipas burimeve të njohura që merren me shijen, në këtë kombinim vaji i ullirit zë vendin e shurupit dhe veçanërisht nëse është i një cilësie të mirë, nxjerr në pah lëndën yndyrore tashmë të pranishme në akullore, duke i dhënë asaj një shije të veçantë. Shtimi i kripës e bën aromën edhe më të shtresuar, duke theksuar kontrastin mes të ëmblës dhe të kripurës.
Ndërkohë që Dua Lipa po shijon suksesin me këngën e re “Houdini”, e cila tashmë po bën xhiron e radiove dhe klubeve anembanë botës, këngëtarja është pyetur për këngët e saja të preferuara. E ftuar në podcast-in amerikan BigTop40 nga Will Manning, ylli i muzikës pop ka zbuluar 5 këngët e saj të preferuara, të kënduara nga vetë ajo. Ato janë “Levitating”, “Physical”, “New Rules”, “Be the one” dhe “Hotter then Hell”.
Pasuria e këngëtares shqiptare me famë botërore, ka pësuar një rritje të lartë gjatë vitit 2022, me 154 mijë funte në javë të fituara, teksa ajo ka bërë investime në prona dhe paratë tjera i ka fituar nga shitja e biletave në turne. Zbulohet se ajo është më e pasur se disa nga pjesëtarët e oborrit mbretëror.