Bota

Përballja e fortë mes Kamala Harris dhe Donald Trump, ja çfarë thonë sondazhet e fundit!

Përballja mes Donald Trump dhe Kamala Harris për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sa vjen e bëhet më e fortë.

Shtetet e Pensilvanisë, Michigan-it dhe Wisconsin-it janë shumë të rëndësishme për këto zgjedhje, në të cilat, kryesuese është kandidatja demokrate sipas sondazheve të “New York Times”.

Në secilin shtet, Harris ka mbështetjen e 50 për qind të votuesve, ndërsa Trump 46%.

Ndërkaq është rënë dakord për tre debate televizive mes dy kandidatëve!

Datat në të cilat Trump ka rënë dakord me rrjetet mediatike janë: 4 shtator me Fox, 10 shtator me ABC dhe 25 shtator me NBC.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të kemi debate dhe ne kemi rënë dakord me Fox për datën 4 shtator. Kemi rënë dakord edhe me NBC më 25 shtator dhe 10 shtator me ABC”, tha Trump.

Trump më parë u tërhoq nga një debat në ABC, për të cilin ai dhe Presidenti Joe Biden kishin rënë dakord të dy përpara se Biden të tërhiqej nga gara.

Trump gjithashtu ka vënë në pikëpyetje inteligjencën e Harris dhe ka kundërshtuar vazhdimisht idenë se Harris po punon po aq ose me më shumë entuziazëm se ai.