I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori, Drini Zeqo për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Mbrëmë ka patur një përballje shumë të fortë mes dy vajzave që kanë rrëmbyer shumë vëmendje, Egla dhe Heidi. Janë protagoniste shumë të forta në shtëpi dhe Vëllai i Madh i vendosi përballë njëra-tjetrës. U krijua një lloj atmosfere që të ngjante pak si finale, sikur i sprovoi të dyja ‘titanet’.
Por sipas Drinit nga kush anoi më shumë peshorja e së drejtës?
Ishte e vështirë sepse edhe Heidi kishte disa argumenta të forta në sjelljen e saj por edhe Egla kishte një farë të drejte.
Ndër të tjera ai shtoi se:
Unë nuk e di pse jam vendosur pak më shumë në anën e Eglës. Jo se Heidi nuk ka qenë që në fillim një nga të preferuarat e mia. E stimoj shumë për inteligjencën emocionale më së shumti, sjellje e zgjuar, europiane dhe qytetare që ajo ka.
Drini Zeqo gjithashtu ka folur edhe për lojën e Heidit si banore në shtëpinë e BBV, ku edhe ka bërë një analizë më të detajuar se pse ajo është e favorizuar në njëfarë mënyre. Për të zbuluar më shumë klikoni këtu.