Superylli i muzikës Rihanna ishte larguar prej disa vitesh nga skena për shkak të faktorëve të ndryshëm, përfshirë shtatzëninë, por ajo është gati të rikthehet dhe këtë do ta bëjë në një mënyrë shumë madhështore, pasi do të jetë në krye të spektaklit të pjesës së parë të Super Bowl LVII.
Dhe për t’i dhënë një shtysë performancës së saj, ylli i grupit të njohur Coldplay, Chris Martin deklaroi se Rihanna është “këngëtarja më e madhe e të gjitha kohërave”, vetëm një ditë para Super Bowl. Martin gjatë një interviste me Zane Lowe u shpreh se:
Duhet të jesh idiot për të mos pranuar që ajo është këngëtarja më e mirë e të gjitha kohërave. Nuk e njoh shumë mirë Rihannën. Unë jam kryesisht një fans, dhe ne kemi performuar me të disa herë dhe po bëhet gjithnjë e më e çuditshme që ajo thjesht këndon, gjë që e bën atë edhe më të veçantë, dhe në një mënyrë të çuditshme, tregon se ajo me të vërtetë, me të vërtetë dëshiron ta bëjë atë.
https://twitter.com/coldplaying/status/1624151754328662026?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1624151754328662026%7Ctwgr%5E1ea8a77d66eab50081f50d48162a411d5007c126%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.marca.com%2Fen%2Fnfl%2Fsuper-bowl%2F2023%2F02%2F12%2F63e82028e2704eb2058b458e.html
Coldplay bashkëpunoi me Rihanna-n për albumin e vitit 2011 “Mylo Xyloto” në këngën “Princess of China”, e cila ishte një hit i madh për të dy artistët. Martin, i cili vuri në dukje se sido që të ndodhë, shfaqja e Rihannës në pjesën e parë do të jetë magjepsëse shtoi se:
Në këtë pikë, askush nuk mund ta detyrojë Rihannën të bëjë asgjë.
Coldplay tashmë e di se si është të luash në Super Bowl, pasi ata morën përsipër shfaqjen e pjesës së parë në vitin 2015. Nga ana tjetër ikona e muzikës Rihanna për këtë event madhështor në një intervistë tregoi se:
Mund të themi se janë 300 deri në 400 njerëz që e zbresin skenën, e vendosin dhe e heqin në tetë minuta. Është e pabesueshme. Është pothuajse e pamundur.