Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.
Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj, ashtu si ka ndodhur dhe ditën e sotme ku teksa vogëlushi i saj bën plot 18 muaj jetë, modelja e ka uruar me fjalët më të bukura me anë të një Instastory gjithashtu na tregon se sa është rritur Sky i vogël.
Gëzuar 18 mujorin e gjithë bota ime!
Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale e së fundmi na ka treguar ndryshimin më të ri që ka bërë në ‘look-un’ e saj, pikërisht te flokët. Modelen nuk do ta shohim më me flokët e saj bjonde si jemi mësuar tanimë prej kohësh, por në ngjyrën kafe. Me shaka ajo ka treguar se partneri i saj nuk është dakord për këtë ndryshim, por ai e njeh Afërditën dhe e di që gjithsesi ajo do t’i bënte.