Lifestyle Love & Sex

Për t’u ndierë më të lumtur dhe për të jetuar më gjatë, mjafton një puthje me partnerin për kaq kohë…

Një nga gjërat që na gëzojnë më shumë në jetë janë puthjet me partnerin/en, por sa duhet të zgjasë puthja ideale? Sipas Dr. John Gottman, psikolog dhe profesor në Universitetin e Uashingtonit, themelues i institutit The Gottman Institute së bashku me gruan e tij, argumenton veçanërisht se gjashtë sekonda është kohëzgjatja ideale për të filluar sekretimin e oksitocinës, një hormon që është i lidhur me shumë përfitime shëndetësore.

Ai u shpreh se burrat që puthin gratë e tyre para se të nisen në punë, jetojnë katër vite më shumë se burrat që nuk e bëjnë këtë. Por puthja prej gjashtë sekondash që rekomandon ai, ka më shumë potencial sesa thjesht një puthje e thjeshtë në faqe. Kështu sekretohet oksitocina. Gottman shpjegon:

Meqenëse është joreale të shikosh një kohëmatës gjatë puthjes, le t’i përmbahemi rregullit që sa më shumë aq më mirë. Pak më shumë oksitocinë nuk i ka dëmtuar askujt. Por edhe nëse një puthje nuk është pjesë e rutinës sonë të përditshme, ka gjeste alternative dashurie që janë lidhur me jetëgjatësinë. Me një përqafim 20 sekondash ose një puthje prej gjashtë sekondash, ata të dy lëshojnë oksitocinë. Dhe kjo krijon një ndjenjë sigurie mendore dhe lidhjeje.