Së fundmi një video që tregon mbeturinat e shpërndara në malin Everest është bërë virale dhe ka ngjallur reagime të shtumta. Si një nga kampet bazë më të mëdha që tërheq vizitorë të shumtë çdo vit, bukuria e Everestit dëmtohet nga pamja e mbeturinave të hedhura. Videoja nxjerr në pah realitetin fatkeq të alpinistëve që lënë pas mbeturinat. Pamjet kanë nxitur diskutime mbi nevojën për turizëm të përgjegjshëm dhe ruajtjen e mjedisit.
Mbipopullimi i alpinistëve në Everest po fillon të lërë pasoja tragjike në malin më të lartë të planetit. Sipas blogut të Alan Arnette, në vitin 2023 janë regjistruar gjithsej 11 vdekje në Everest, shifra që tejkalojnë vdekjet në vitin 2021 me 3 vdekje dhe në vitin 2022 me 5 vdekje. Vetëm në tre raste është tejkaluar numri i 11 vdekjeve në Everest.
Rikujtojmë, se alpinisti nepalez Kami Rita Sherpa arriti së fundmi majën e Malit Everest për herë të 27-të dhe kështu vendosi një rekord të ri. “Ai arriti me sukses majën këtë mëngjes si udhërrëfyes i një alpinisti vietnamez,”-tha për AFP organizatori i ekspeditës së tij Mingma Sherpa. Ai shtoi se të dy arritën në samit në orën 8:30 të mëngjesit. Jeta e Kami Rita-s ka qenë e lidhur me malin që në fëmijëri.