Lifestyle

Për të shmangur gabimet në punë, më mirë merrni një pushim gjatë këtij orari…

Shumica dërrmuese e punëtorëve dhe menaxherëve, 71%, besojnë se pasditja vonë është koha më e keqe për punë dhe se produktiviteti bie më së shumti ndërmjet orës 15:00 dhe 18:00. Këtë e ka treguar hulumtimi i “Slack”, një degë e kompanisë kaliforniane “Salesforce”. Ky hulumtim është kryer në bashkëpunim me agjencinë “Qualtrics” në më shumë se 10,000 të anketuar, raporton CNBC.

Rënia e produktivitetit në orët e vona të pasdites është pasojë e ritmit normal cirkadian të trupit, i cili bie ndjeshëm midis orës 14:0 dhe 17:00, sipas ekspertëve. Ndërmarrjet supozojnë se punëtorët gjatë një dite pune 8-orëshe janë po aq produktivë në orën 8:00 të mëngjesit sa edhe në orën 15:00, por sipas zëvendëspresidentes së lartë të kërkimit dhe analizës së “Slack”, Christina Janzer, kjo thjesht nuk është e vërtetë.

Punonjësit këshillohen të bëjnë punë të lehta, të bëjnë pushime të shkurtra ose të dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar në orët e vona të pasdites për të rritur përqendrimin në detyrat e punës.

Toksiciteti në mjedisin e punës jo vetëm që është në rritje, por ndikon thellësisht në shëndetin mendor dhe performancën e punëtorëve. Sipas hulumtimeve nga Universiteti Lund në Suedi, gjatë 20 viteve të fundit mjediset toksike të punës kanë kontribuar në një rritje të depresionit, dhunës psikologjike dhe problemeve të tjera shëndetësore. Një mjedis pune toksik është i pakëndshëm dhe i pashëndetshëm. Përpara se të largoheni dhe të gjeni një punë tjetër e cila është e vetmja zgjidhje në disa raste, lexoni disa mënyra për t’u përballur me mjedisin toksik në punë. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link…