Ylli i muzikës pop Shakira ka arritur marrëveshje me prokurorin publik spanjoll për të zgjidhur një çështje mashtrimi fiskal, pikërisht kur gjyqi i saj ishte gati të fillonte në Barcelonë. Këngëtarja ka rënë dakord për të paguar një gjobë prej 7.5 milionë eurosh dhe në këmbim do të shmangë rrezikun e burgut.
Këngëtarja kolumbiane akuzohet se nuk ka paguar 14.5 milionë euro në tatimin spanjoll mbi të ardhurat midis viteve 2012 dhe 2014. Si pjesë e marrëveshjes, Shakira pranoi akuzat dhe një gjobë prej 50% të shumës së borxhit, më shumë se 7.3 milionë euro. Prokurorët kishin kërkuar ta burgosnin për tetë vjet dhe ta gjobisnin me 23.8 milionë euro nëse shpallej fajtore.
Por Shakira ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje. Në një deklaratë ajo tha se vendosi në interes të fëmijëve të saj.
Ndërsa isha e vendosur të mbroja pafajësinë time në një gjyq që avokatët e mi ishin të bindur se do të kishin vendosur në favorin tim, unë kam marrë vendimin për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje në interesin më të mirë të fëmijëve të mi, të cilët nuk duan të shohin që mami sakrifikon mirëqenien e saj personale në këtë luftë.
Ndërkaq, Shakira ka përjetuar ndryshime të mëdha në stilin e saj të jetesës gjatë muajve të fundit. Vetëm një vit më parë, këngëtarja ishte në Barcelonë ku jetonte me dy fëmijët dhe ish-partnerin e saj, Gerard Pique. Tani, realiteti për të është krejtësisht ndryshe. Ajo vendosi të nis një jetë të re duke u transferuar në Amerikë.
Ndërkohë Pique zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në biznes në Barcelonë dhe të vazhdojë me zgjerimin e ‘Kings League’. Ndërkaq, së fundmi në një intervistë për revistën Hola në vendin e saj, Kolumbi, Shakira zbuloi gjithçka rreth jetës së saj të re në Miami.