Celebrities Gossip Showbiz

Për të qenë partner i Angelina Jolie nuk është aspak e lehtë, fillimisht duhen plotësuar këto kushte…

Ylli hollivudian Angelina Jolie së fundmi është zhvendosur në Nju-Jork dhe është parë nëpër qytet me dy fëmijët e saj, Pax dhe Zahara. Aktorja ka planifikuar të lançojë një koleksion të markës së modës “Atelier Jolie” dhe po kërkon një apartament në Manhattan për të menaxhuar kompaninë. Ndryshe nga markat tradicionale të të famshmëve, Jolie’s do të përdorë një sërë materialesh të vjetra për të vënë në pah punën e artizanëve dhe rrobaqepësve vendas.

“Angelina po planifikon të ndajë kohën e saj mes Los Angeles dhe NYC”,-tha një burim i afërt me yllin. “Ajo është e emocionuar që ndodhet në një nga qytetet më të mëdha në botë”. Ndarja e Jolie nga Brad Pitt në vitin 2016 ishte problematike, duke patur parasysh faktin se ajo duhej të qëndronte pranë Los Angeles-it në mënyrë që të dy të mund të vazhdonin të bashkëprindëronin.

Megjithatë, pas një betejë për kujdestarinë mbi fëmijët e tyre që tani është zgjidhur, aktorja është gati për të gjetur një partner të ri, por me kusht që të jetë interesant, i apasionuar pas artit dhe në përputhje me standardet e saj. “Angelina dëshiron të takojë njerëz interesantë që janë të apasionuar pas artit. Ajo po kërkon të takohet me dikë që është në përputhje me standardet e saj”,-shtoi më tej burimi.