Kur bëhet fjalë për artin e të jetuarit bukur, asnjë komb nuk e ka zotëruar më mirë sa italianët. Në ‘bel paese’ ose më saktë në këtë vend të bukur, argëtimi me kënaqësitë e thjeshta të jetës qoftë një shëtitje e qetë në mbrëmje me miqtë apo një xhaketë sportive të prerë bukur është pjesë e asaj që quhet identitet kombëtar.
Ky pasqyrim i mrekullueshëm për jetën është diçka që ne dëshirojmë ta përqafojmë gjatë këtyre muajve të lodhshëm të verës dhe më gjerë pse jo. Dhe siç rezulton, nuk ka nevojë të shkoni në Bregun e Amalfit për ta bërë këtë. Në këtë artikull disa italianë kanë ndarë sekretet e tyre për të sjellë një prekje dhe një përmbledhje të asaj që quhet ‘la dolce vita’ në të përditshmen.
01. Komunikoni me të huajt
“Flisni me njerëzit, vazhdimisht, kudo,” thotë Laura Rysman, korrespondentja qendrore e Monocle, e cila jeton në Firence.
Të hipësh në ashensor? Thuaj përshëndetje. Një dhomë pritjeje në spital? Përshëndetni kolegët tuaj pacientë. Në Itali, bisedat bëhen në vende që mund të konsiderohen zona jo sociale në vende të tjera, por me sa mund të them, zona josociale nuk ekzistojnë në këtë vend.
02. Një aperitiv
“Më pëlqen shumë koha e një aperitivi si një mënyrë për të kaluar në mënyrën më të bukur mbrëmjen,” thotë Mirella Aponte, një drejtoreshë fotografie holandeze-italiane.
Është një ndjenjë e ngjashme me një pije pas punës, por ajo që e bën aperitivin më të mirë për mendimin tim është fakti se nuk ka absolutisht asnjë problem kulturor për të pirë një pije joalkoolike. Personalisht, e dua Crodinon, i cili duket se ka filluar të shfaqet shumë edhe në lokalet e Londrës.
03. Gatuani si duhet makaronat dhe shijojeni vaktin e ushqimit në maksimum
“Mamaja ime nuk i ka gatuar kurrë makaronat në jetën e saj,” thotë Emma Pradella, Redaktore e Partneriteteve dhe Marketingut në MR PORTER, e cila është rritur në Romë.
Për makarona të përsosura ‘al dente’ më duhet që t’i heq tre ose katër minuta nga koha e caktuar e gatimit. Dhe ju duhet të kujdeseni gjithashtu për makaronat. Kurseni një lugë ujë me makarona, kullojeni pjesën tjetër dhe më pas përfundoni gatimin e makaronave në salcë me ujin me niseshte për t’i bërë ato më të shijshme.
Aponte shtoi më tej se:
Ushqimi nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin. Ka të bëjë me artin e të ngrënit. Merrni kohën tuaj. Hani ngadalë. Shijoni bisedën aq sa shijoni ushqimin dhe pijet.
04. Për një stil unik përzjeni antiken me bashkëkohoren
Për dekorimin e shtëpisë tuaj ‘all’italiana’ pra në stilin e duhur dhe të bukur italian Antonio Sersale i “Le Sirenuse” shprehet se:
Një miku im i mirë më tha një herë: ‘Gjëja e mrekullueshme e familjeve italiane është aftësia që pronarët kanë për t’i dekoruar ato me artin bashkëkohor dhe atë antik, disa prej të cilave mund të jenë transmetuar brez pas brezi sigurisht.
05. Ec kudo, bëj një xhiro pasdite
“Ne i duam shëtitjet tona – edhe kur janë pa qëllim”, thotë Marina Cacciapuoti, themeluese e llogarisë në Instagram dhe markës së stilit të jetesës Italy Segreta.
“Ci piace passegiare!” Është zakon të bëni një shëtitje të qetë në mbrëmje edhe kur nuk ka një qëllim të caktuar ose nëse nuk keni për të shkuar në ndonjë vend.
06. Kujdes kur porosisni kafen
Porositni një kafe me qumësht tërshëre ose përbërës të tjerë në një kafene tradicionale italiane dhe do të përballeni me një gjykim dhe shikim të çuditshëm nga vendasit.
Në Itali, ju keni vërtet vetëm kapuçino, ekspres dhe makiato ekspres. Kapuçino është kafeja juaj e mëngjesit. Ju nuk e pini atë pas orës 10:00 dhe kurrë pas një vakti ushqimor gjatë ditës. Espresso zakonisht merret në bar. Mund ta porosisni kafen tuaj edhe në një filxhan qelqi ka shije më të këndshme.
07. Ndihuni unik me veshjen dhe stilin tuaj
“Italianët nuk vishen kurrë për raste të caktuara”, thotë Aponte.
Pavarësisht moshës sonë, apo se ku do të shkojmë, për një shëtitje, një kafe apo në zyrë, të dukesh ‘mirë’ për italianët është një prioritet. Italianët vishen për vete. Ata përpiqen të jenë unikë. Ajo që i dallon është dëshira e tyre për të zhvilluar një stil të vetin personal që i bën të dallohen dhe të ndihen sikur duken mirë.
08. Komunikimi me duar dhe me gjeste
Deri më tani, një nga gjërat më të famshme për italianët është komunikimi i tyre me duar dhe gjeste.
Nuk ke nevojë as të mësosh italisht, vërtet. Nëse zotëroni gjestet e rëndësishme dhe komunikoni me duar, atëherë do ta kuptoni se për çfarë bëhet fjalë.
09. Jini spontan dhe gjeni kënaqësi në gjërat e vogla
Mënyra italiane e jetesës është më spontane dhe më pak e strukturuar, sipas Cacciapuoti.
Ndryshe nga disa kultura të tjera, ne nuk kërkojmë gjithmonë planifikim të gjerë ose rezervim paraprak për të kaluar një kohë të mirë me njëro-tjetrin. Fleksibiliteti është çelësi dhe ne preferojmë t’i mbajmë opsionet tona të hapura deri në minutën e fundit për të përqafuar plotësisht gëzimet e së tashmes. ‘La dolce vita’ ka të bëjë me gjetjen e kohës për të shijuar detajet e vogla të jetës dhe për ta shijuar atë në maksimum. Një aperitiv para drekës është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar në ditët e pushimit ose pushimet tuaja në përgjithësi.
10. Zgjidhni copat dhe materialet më të mira për veshjet
Nuk është rastësi që shtëpitë e mëdha të modës në mbarë botën u drejtohen mullinjve dhe fabrikave italiane për pëlhurat më luksoze ose që markat e njohura copat, materialet dhe lesh kashmiri më të mirë vijnë të gjitha nga Italia.
Ka një vlerësim të ndërsjellë për veshjet e shkëlqyera në Itali. Kur komplimentoni një mik për veshjen e tyre, ata shpesh do t’ju ftojnë të prekni materialin për të konfirmuar cilësinë e mirë.
11. Vishni një këmishë të bardhë
“Më pak është më shumë” është thelbi i stilit italian, sipas Cacciapuoti.
Një këmishë me butona të bardhë është zgjidhja më e thjeshtë. Ka qenë një veshje e brendshme që nga koha romake, kur dikur simbolizonte pasurinë dhe fuqinë, dhe është gjithmonë një element thelbësor në dollapët tanë.
12. Bëni pushimet në muajin gusht
Për italianët pavarësisht gjithçkaje të sipërpërmendur sa i përket ushqimit, familjes dhe stilit ajo që gjithashtu ka rëndësi është edhe pushimi, planifikimi i tyre në muajin gusht. Sipas Rysman:
Është e vetmja mënyrë efektive për t’i bërë njerëzit që të pushojnë vërtetë këto ditë.
13. Bëhuni më njerëzor dhe human
Sipas Cacciapuoti:
Një nga thëniet e mia të preferuara të të gjitha kohërave është nga shkrimtarja amerikane Erica Jong dhe përmbledh në mënyrë të përkryer thelbin e asaj që e dallon Italinë nga vendet e tjera. Cili është sharmi fatal i Italisë? Çfarë gjejmë atje që nuk mund të gjendet askund tjetër? Besoj se është një leje e caktuar për të qenë njeri, të cilën vende të tjera e kanë humbur shumë kohë më parë.