Të ftuara sot në “Live From Tirana” Olta dhe Luiza treguan çdo detaj të eventit “Swing Marathon” i cili do të zhvillohet këtë vit më 30 Prill. Një event mjaft i veçantë i cili mbart edhe një histori shumë unike në vetvete që nisi para pesë vitesh.
Treni është një nga vendet më të vështira për të krijuar muzikën dhe për ta organizuar atë. Nuk është thjesht pjesa që të krijosh skenën dhe vendin për bandën që do të performojë. Këtë rradhë ne kemi një nga bandat që është vetëm frymore dhe do të performojnë nëpër vagonat e trenit me instrumentat e tyre frymore. Është një pjesë shumë e bukur sepse njerëzit nuk janë aty vetëm për të udhëtuar edhe për të shijuar emocionet që japin artistët por janë vetë ata që edhe me veshjet dhe kërcimet janë protagonistë të kësaj maratone.
Në eksperiencën e deritanishme si ka qenë natyra e audiencës që e kanë ndjekur festivalin?
Në fillim janë njerëzit që e duan muzikën jazz dhe që e përjetojnë atë me emocion. Por vitet e fundit janë vënë re edhe njerëzit të cilët nuk marrin pjesë për muzikën por fiks për të pasur një ditë ndryshe. Siç e thashë edhe më parë nuk është thjesht një udhëtim me tren. Mua më pëlqen që një ditë të përjetoj diçka ndryshe për të parë edhe atomsferën dhe veshjen. Realisht marrin pjesë më shumë persona dhe kjo na bën të lumtur. Kohët e fundit ka shumë interes mesa shohim.
Treni është vetëm pjesa e parë e maratonës. Ne arrijmë në Shkodër dhe banda me instrumentët frymorë do të performojë në rrugë. Ka edhe surpirza që ne nuk i zbulojmë. Kemi edhe koncertin në teatër dhe ‘afterparty’-n gjithashtu. Janë katër evente ose më saktë koncerte, brenda ditës.
A ka qenë një sfidë rikthimi?
Pas dy viteve pauzë edhe për ne është e vështirë. Edhe pse vjet patëm një koncert të vogël në muajin korrik përsëri e ndjen atë shijen që na kishte munguar. Treni është goxha impenjativ.
“Swing Marathon” e këtij viti do të ketë koreografë, balerinë që do të performojnë gjatë gjithë udhëtimit. Muzika jazz do të mbizotërojë pra nuk do të ketë një party të mirëfilltë.