Mbi 47,000 persona vdiqën në Evropë për shkak të temperaturave ekstremisht të larta në vitin 2023 dhe vendet në jug të kontinentit vuajtën pasojat më të rënda, sipas një raporti të Institutit të Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal). Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar në botë. Ndërkohë që temperaturat vazhdojnë të ngrihen për shkak të ndryshimeve klimatike, evropianët jetojnë në kontinentin me ngrohjen më të shpejtë në botë, duke u përballur me rreziqe në rritje për shëndetin.
Namibia, së bashku me vendet e tjera të Afrikës së Jugut, po përballet me ndikimin shkatërrues të një thatësire të rëndë të shkaktuar nga fenomeni klimatik El Niño. Situata është serioze deri në atë pikë sa mbi gjysma e popullsisë rrezikon të mbetet pa ushqim. Për këtë arsye, qeveria vendosi të përzgjedhë 723 kafshë të egra, mes të cilëve 83 elefantë, për t’i therur dhe për t’i shpërndarë mishin popullatës.
Mungesa e shiut ka shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella dhe prodhimi është ulur me më shumë se 50%. Përveç Namibisë, shtetet më të prekura janë Botsvana, Malavi, Zambia, Zimbabve dhe Lesoto, të cilat të gjitha kanë shpallur fatkeqësi kombëtare ushqimore. Fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar dhe të dhënat e UNICEF vlerësojnë se në vitin 2024 mbi 270 mijë fëmijë do të vuajnë nga kequshqyerja e rëndë.
Me një thatësirë kaq të rëndë, qeveria është detyruar të therë 83 elefantë dhe po planifikon të shkatërrojë 30 hipopotamë, 60 buaj, 300 zebra, 100 antilopa dhe kafshë të tjera të egra. Kolonitë e kafshëve të përfshira, sipas qeverisë, janë më tepër se toka dhe ushqimi i disponueshëm. Mbi 157 kafshë janë gjuajtur tashmë nga gjuetarët profesionistë dhe kompanitë e emëruara nga qeveria, duke prodhuar më shumë se 56 800 kilogramë mish.
Sipas një studimi, vdekjet e shkaktuara nga nxehtësia në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit, në vendet e Evropës Jugore si Italia, Greqia dhe Spanja. Një studim i botuar në revistën Lancet Public Health zbuloi, se numri i vdekjeve do të rriten si pasojë e temperaturave të larta dhe madje mund të përshpejtohet ndërsa më shumë njerëz plaken dhe janë më të prekshëm ndaj temperaturave të rrezikshme.