Flokët janë një aspekt shumë i rëndësishëm i bukurisë së jashtme të një gruaje dhe një burri. Flokët kanë tendencën të japin vetëbesim ose ta minimizojnë atë. Përveç ushqimeve të nevojshme e të shëndetshme, njerëzit që kanë probleme me flokët duhet të kujdesen që të marrin vitaminat që mundësojnë flokë të dendur.
Vitamina H
Vitamina H ose siç njihet ndryshe biotina është pjesë e grupit të vitaminave B. Kjo vitaminë përdoret gjërësisht tek produktet kozmetike. Mungesa e saj shkakton rënie të flokët. Atë e gjeni tek vezët dhe arrorët.
Vitamina A
Vitamina A gjendet me shumicë tek vezët e të brendshmet e viçit dhe lopës por edhe tek shumë fruta dhe perime. Kjo vitaminë është e dobishme për rritjen e flokut, mirëmbajtjen e tij por edhe për shëndetin e syve.
Hekuri
Hekuri garanton furnizimin e qelizave me oksigjen dhe ndihmon në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut. Ai është i domosdoshëm për rritjen e një floku të dendur e të fortë.
Multi Vitaminat
Nëse keni probleme me flokët mund të merrni edhe multi vitamina që përmbajnë vitaminat B6, vitaminat C, E, H, folat, biotinë, zink, magnez dhe sulfur. Suplementë të tillë ndihmojnë në rritjen e flokut të dendur.