Këngëtari i njohur The Weeknd së fundmi na ka njohur më një tjetër dashuri të madhe të tij, përveç muzikës e cila është kafeja. Ylli i muzikës pop për ata që nuk e dini ka lindur në Toronto, Kanada nga prindër emigrantë nga Etiopia, vend i cili është i njohur për traditën e kafesë.
The Weeknd krijoi “Samra Origins”, (Samra, siç është emri i nënës së tij), për të nderuar veten dhe vendin e saj të origjinës. Në veçanti, këngëtari i njohur bashkëpunoi me “Blue Bottle Coffee” dhe krijoi markën e tij të kafesë për të mbështetur vendlindjen e nënës së tij.
View this post on Instagram
Është një produkt që synon të nxjerrë në pah vendin që lindi kafenë, por edhe një anë të The Weeknd që nuk e njihnim deri më sot. Ndërkaq, këngëtari tha se:
Kultura e Etiopisë është një pjesë shumë e rëndësishme e identitetit tim dhe jam shumë krenar që po punoj me Blue Bottle për të shfaqur traditat, vlerat dhe sigurisht kafenë e vendit. Duke u rritur, pashë nënën time duke më treguar ‘Buna Tetu’ një ritual etiopian për kafenë. Kjo eksperiencë më ndihmoi të kuptoj më mirë rrënjët e mia, çfarë do të thotë kolektive, por edhe më mësoi se si të nderoj origjinën time. Shpresoj që Samra Origins të frymëzojë kuriozitet dhe mbështetje për popullin e Etiopisë dhe të përhapim kulturën e ngrohtë dhe miqësore të këtij vendi. Samra Origins është një projekt i lindur nga pasioni i vërtetë.
View this post on Instagram
Blue Bottle do të mbështesë projekte humanitare në vendin afrikan, i cili përballet me probleme serioze të varfërisë dhe urisë. Linja e re e kafesë dhe Blue Bottle do të dalë më 9 maj dhe do të ketë pije të nxehta dhe të ftohta. Rikujtojmë, se The Weeknd është artisti më i njohur në botë sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness. Kanadezi emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, vendosi dy rekorde të reja botërore Guinness, shumica e dëgjuesve mujorë në Spotify në 111.4 milionë dhe ai është gjithashtu artisti i parë që arrin 100 milionë dëgjues mujorë në Spotify.