Shumë njerëz i përdorin telefonat për të luajtur lojëra, ndërsa janë në tualet. Në sondazhet e kryera mbi këtë temë nga “NordVPN” në fillim të këtij viti, 65% e të anketuarve thanë se përdornin telefonat e tyre në banjë. Por sa e rekomandueshme është që ta përdorni telefonin në tualet?
Së pari, qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore mund të çojë në hemorroide dhe në vena të ënjtura në zonën anale. Një pjesë e kësaj varet nga dizajni funksional unik i tualetit. Në mënyrë më delikate, ekziston gjithashtu rreziku që trupi juaj të fillojë të injorojë sinjalet e veta. Peristaltika është emri për kontraktimet progresive që lëvizin jashtëqitjen përmes zorrëve në rektum.
Por të ulesh në tualet për periudha të gjata kohore duke mos bërë asgjë mund ta pengojë këtë proces. Nir Eyal, një autor dhe lektor që shkruan për zakonet, fokusin dhe sjelljen njerëzore tha:
Nëse jeni ulur për një kohë të gjatë dhe nuk shkoni në tualet, ky lloj procesi në fakt ndalet. Trupi juaj mund të fillojë të mos i njohë ato sinjale, kështu që kjo mund të çojë në kapsllëk nëse jeni ulur për periudha të gjata kohore në tualet pa pasur lëvizje të zorrëve.
Pastaj është edhe faktori tjetër majft i rëndësishëm, banjat mund të jenë të pisëta. Hulumtimet tregojnë se një shpëlarje tualeti mund të çlirojë baktere, duke i përhapur ato në sipërfaqet e afërta. Kjo mund të përfshijë telefonin tuaj, për shembull, nëse e vendosni në një lavaman pranë tualetit. Eksperti i sjelljes njerëzore tha:
Nëse jeni duke luajtur videolojëra ose duke përdorur telefonin tuaj në tualet, me siguri po prekni shumë gjëra që mund të mos dëshironit t’i preknit me pajisjen tuaj. Unë mendoj se në përgjithësi, nëse jeni në tualet duke bërë jashtëqitje, nuk duhet t’i përdorni gishtat për asgjë tjetër.