Sipas një studimi të kryer nga një kompani që prodhon një nga programet antivirus më të njohur në botë, ”Panda Security” vetëm 37% e përdoruesve e fikin kompjuterin e tyre çdo natë, krahasuar me 63% që e mbajnë atë të ndezur. Por, cili është ndryshimi midis fikjes së pajisjes deri ditën tjetër dhe lënies së saj të ndezur? William Fornaciari, profesor i sistemeve të ngulitura në Politeknikun e Milanos, thotë se:
Përveç kursimit në faturë, fikja zgjat jetën e komponentëve elektronikë, të cilët i nënshtrohen një forme plakjeje të ndikuar kryesisht nga temperatura e tyre e funksionimit.
Në fakt, një kompjuter mund të konsumojë nga 100 në 500 Wh, ndërsa një laptop nga 20 në 60 Wh. Profesori vijon:
Në thelb, përdorimi i këtyre mënyrave të pezullimit mund të përkthehet në disa euro shtesë në vit në faturë, ndonëse llogaritet se konsumi i të gjitha pajisjeve të gatishmërisë në botë është rreth 10% e totalit.
Prandaj, me këto shifra, zgjedhja nëse kompjuteri do të jetë i ndezur apo i fikur gjatë natës varet kryesisht nga përdorimi i tij. Si rregull, nëse nuk e përdorni atë si server, nuk jeni duke bërë kopje rezervë ose përditësimin e sistemit, ose keni nevojë ta përdorni atë nga distanca, është më mirë të fikni pajisjen për të ruajtur të dhënat e ndjeshme në të dhe gjithashtu për të pushuar komponentët.