Film & Tv

Për të gjithë nostalgjikët e filmave vizatimor, sot festohet Dita Kombëtare e Donald Duck!

Personazhi i njohur vizatimor, Donald Duck feston sot 89-vjetorin e krijimit të tij. Rosaku i bardhë, i veshur me një kostum marinar blu me një kapele blu dhe një papijon të kuq, përfaqëson një nga personazhet më të famshëm të Walt Disney që nga viti 1934.

Dita Kombëtare e Donald Duck festohet çdo vit më 9 qershor për të përkujtuar ditëlindjen e një rose të animuar me natyrë qesharake. Fillimisht, Donald Duck u shfaq në një nga filmat e shkurtër të serialit “Silly Symphonies” dhe vetëm tre vjet më vonë mori rolin kryesor. Një nga arsyet kryesore të paraqitjes së tij është se Mickey Mouse po binte në popullaritet dhe Walt Disney donte të prezantonte një personazh që për nga temperamenti, do të ishte ndryshe nga ai.

Ai dhe Mickey u shfaqën për herë të parë në filmin vizatimor “Orphan’s Benefit” në gusht të vitit 1934 dhe pas një reagimi të mirë nga publiku, Donald Duck mbeti anëtar i përhershëm i grupit të heronjve të Disney, ku bëjnë pjesë edhe Mickey, Minnie, Silja dhe Plutoni.

Tipari i tij më i dallueshëm është temperamenti i nxehtë, i cili e fut në telashe dhe grindje të ndryshme me miqtë e tij. Përveç kësaj, Duck është shumë besnik dhe mik i mirë, edhe pse ndonjëherë është xheloz për Mickey-n. Në vitin 2004, ky rosak nervoz më në fund mori yllin e tij në Hollywood Walk of Fame, duke konfirmuar titullin e tij si “rosaku më i famshëm në botë”.