Një studio e cila shërben për heqjen e tatuazheve në Londër po ofron një ofertë speciale për fansat e penduar të Kanye West. Studiot me emrin “NAAMA”, muajin e kaluar, shpërndau një lajmërim përmes rrjetit social Instagram se do të hiqte pa asnjë kosto tatuazhet e reperit.
Studio fillimisht ndau një postim të një burri i cili shihej duke treguar krahët me një tatuazh që shkruhej “Mirupafshim”. Në përshkrimin e fotografisë më 15 nëntor shkruhej:
Ne do t’i heqim tatuazhet e tuaja të Kanye-s falas.
Më vonë u postua një video e një ish-fansi i cili hoqi nga krahu një portret të West dhe mbi të shkroi “Yeezy vjen, Yeezy shkon…” Studioja shkruante:
Kur keni një tatuazh të frymëzuar nga dikush që e admironi dhe ai përfundon në qendër të vëmendjes për gjëra të gabuara… në studion tonë ne ofrojmë një përvojë fuqizuese, empatike dhe të teknologjisë së fundit për heqjen e tatuazheve. Nëse ju dëshironi një ndryshim, ne jemi këtu për të ndihmuar.
Twitter pezulloi llogarinë e reperit të njohur amerikan, Kanye West për nxitje të dhunës, pasi postoi një imazh të një svastike të ndërthurur me një yll të Davidit dhe komente admiruese për Hitlerin. Reagoi Elon Musk në përgjigje të imazhit që lidh simbolet e regjimit nazist dhe judaizmit të postuar nga reperi, gjithnjë e më shumë i izoluar pas komenteve antisemite të tij.
Kanye West thuhet se po paguan deri në 200,000 dollarë si mbështetje për fëmijët pasi arriti një marrëveshje divorci me ish-partneren Kim Kardashian, e cila është nëna e katër fëmijëve të tij: Chicago, North, Psalm dhe Saint. Vlerësohet se shifra e lartpërmendur është pothuajse 500 herë më e lartë se mesatarja e mbështetjes së fëmijëve në shtetin e Kalifornisë, ku është vendosur rreth 400 dollarë në muaj.