Rikthimi i serialit të famshëm “Sex and the City” po përmbyll audicionet e kastit të aktorëve. Në datë 9 Qershor, “HBO Max” njoftoi se katër aktoret kryesore të serialit po rikthehen për serinë e ribashkimit, të titulluar “And Just Like That”. Në njoftimin e fundit, platforma gjigande e transmetimit zbuloi se seriali po mirëpret disa nga meshkujt më të rëndësishëm për personazhin e Carrie, të luajtur nga (Sarah Jessica Parker), Miranda (Cynthia Nixon) dhe Charlotte (Kristin Davis). Ndërsa aktori David Eigenberg do të përsërisë rolin e tij si Steve Brady, burri i Mirandës dhe babai i djalit të saj.
Dhe personazhi i Steve nuk është mashkulli i vetëm që kthehet pasi Evan Handler do të përsërisë rolin e Harry Goldenblatt, burrit të Charlotte dhe babait të dy vajzave të saj. Por nuk mund të themi se jemi plotësisht të befasuar nga shtimi i David dhe Evan në kast. Pse ndodh kjo?
Si fillim, ndryshimi i kastit vjen më pak se një muaj pasi u zbulua se aktori Chris Noth do të jetë pa më të voglin dyshim në episodin e “Sex in the City”. Pra, nuk mund të mos pyesnim veten për burrat e tjerë.
Megjithatë, nuk janë vetëm bashkëshortët e personazheve kryesore që do të shohim tek episodi “And Just Like That”. Krahas konfirmimit që David dhe Evan po rikthehen, u konfirmua që aktori Mario Cantone dhe Willie Garson do të përsëritin rolet e tyre si çifti Anthony Marentino dhe Stanford Blatch. Ky lajm ia vlen të festohet!
Për ata që mund ta kenë humbur, episodi i ardhshëm që do të transmetohet në “HBO Max”, ndjek rrugëtimin e Carrie, Miranda dhe Charlotte nga realiteti i ndërlikuar i jetës dhe miqësisë në të 30-at e tyre deri në realitetin edhe më të ndërlikuar të jetës dhe miqësisë në të 50-at e tyre. Jeni intriguar mjaftueshëm? Po ju japin disa detaje të tjera interesante.
Kush do të rikthehet dhe kush jo
Kur episodi “And Just Like That” u njoftua në muajin Janar, u konfirmua që Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon do të përsëritnin personazhet e tyre përkatësisht Carrie Bradshaw, Charlotte York Goldenblatt dhe Miranda Hobbes. Producenti ekzekutiv i serialit origjinal Michael Patrick King, po kthehet gjithashtu për kapitullin e ardhshëm të “Sex and the City”. Kim Cattrall, e cila luajti anëtaren e katërt të grupit të tyre shoqëror, të famshmen Samantha Jones, duke qenë se është grindur me Sarah Jessica Parker, përjashtoi një rikthim për një film të tretë të mundshëm. Ky detaj bëri që fansat të pyesnin nëse Samantha do të zëvendësohej. Parker konfirmoi në “Instagram” se:
Samantha nuk është pjesë e kësaj historie. Por ajo do të jetë gjithmonë pjesë e jona. Pavarësisht se ku jemi ose çfarë bëjmë.
Dhe kjo nuk ishte hera e parë që ajo fliste për këtë temë.
Nuk është gjithçka kaq e zezë apo e bardhë. Ne nuk po kërkojmë të krijojmë një personazh të katërt. Ne kemi qytetin e Nju Jorkut si një personazh të katërt. Do të ketë shumë personazhe të rinj interesantë për të cilët ne jemi të ngazëllyer.
Për çfarë bëhet fjalë
Sipas një njoftimi për shtyp nga “HBO Max”, episodi “And Just Like That”, do të ndjekë Carrie, Miranda dhe Charlotte në vitet e tyre të miqësisë. Dhe ndërsa një datë zyrtare e premierës ende nuk është njoftuar, rrjeti vuri në dukje se do jenë 10 episode me nga gjysmë dhe janë planifikuar të fillojnë prodhimin në New York në fund të pranverës.
Prurje e re
Duket se zonjat do të kenë një mikeshë të re kur të rikthehen pa Samantha ndërsa veteranja e serialit “Grey’s Anatomy”, Sara Ramirez po bashkohet me kastin e “Sex and the City”. Ramirez do të luajë Che Diaz, një komediane me të cilin Carrie Bradshaw shfaqet rregullisht. Sipas “HBO Max”, Che është një personazh i madh me një zemër të madhe, sensi të hollë të humorit që e kanë bërë shumë të famshme. Sara është një talent i rrallë, si në komedi, po ashtu edhe dramë, dhe fansat ndjehen të ngazëllyer dhe të frymëzuar për të njohur këtë karakter të ri për shfaqjen.
Z. Big është kthyer!
Ndërsa fillimisht kishte thashetheme se njeriu më i rëndësishëm në jetën e Carrie, i luajtur nga Chris Noth, nuk do të përsëriste rolin e tij, “HBO Max” njoftoi më 27 Maj se Big do të rikthehej pa më të voglin dyshim. Producenti ekzekutiv Michael Patrick King, theksoi se ai ishte i entuziazmuar që po punonte përsëri me Chris:
Si mund të bënim ndonjëherë një kapitull të ri të historisë së “Sex and the City” pa Z. Big?
Ky lajm vjen tre muaj pasi Noth sugjeroi se lajmet për të që nuk do të rikthehej ishin të pasakta. Në atë kohë, ai vuri në dukje në “Instagram”:
Gjithçka ndryshon – përfshirë njoftimet e pasakta.
Rikthehet Aidan Shaw?
A do të rikthehet edhe personazhi tjetër i preferuar i Carrie? John Corbett në një intervistë tha se seriali do të xhirohet dhe se ai mund të jetë në disa episode. Për këtë erdhi edhe një kundërpërgjigje nga producentët:
Nuk jemi duke thënë në një mënyrë ose në një tjetër nëse intervista e John Corbett është bazuar në fakte apo trillime, por përgjigja është interesante për t’u lexuar.
Pjesa tjetër e kastit të djemve
Mos u shqetësoni, fansa të Miranda dhe Steve sepse David Eisenberg i tha ekskluzivisht revistës “E!” në muajin mars që ka shumë të ngjarë që ai do të përsërisë rolin e tij.
Jam goxha i sigurt. Ata më kanë thirrur mua. Ata kanë qenë të mrekullueshëm dhe unë jam shumë i ngazëllyer kur pashë Cynthia Nixon në rolin e saj të Miranda dhe gjithashtu djalin e tyre Brady Brady. Ne kurrë nuk kemi vërtetuar nëse ai ishte Brady Hobbs apo Brady Brady Hobbs apo Brady Hobbs Brady. Kështu që unë jam me të vërtetë duke shpresuar të jemi të gjithë së bashku.
Dhe, në qershor të vitit 2021 u konfirmua që Eisenberg do të bashkohej me serialin së bashku me aktorët e tjerë, Mario Cantone, Willie Garson dhe Evan Handler. Por, ç’mund të themi për personazhin e Smith Jerrod? Aktori Jason Lewis the se:
Nuk më janë afruar, por do të isha i fundit që do ta merrja vesh! Edhe pse më bëjnë qejfin lajkat, biseda bëhet për vajzat.