Së fundmi, një kamerier ka zbuluar porosinë e yllit televiziv Kim Kardashian dhe partnerit të saj, Pete Davidson, të cilët kishin dalë për darkë në një restorant italian, në Australi. Punonjësi i restorantit Piccolo Cucina publikoi në rrjetet sociale faturën e 41-vjeçares, për të cilën tha se la edhe një bakshish të majmë.
Kim Kardashian kishte porositur disa sallata, pica dhe pjata peshku, ndërsa për ëmbëlsirë tortë me çokollatë dhe pica me Nutella. Fatura shkoi 576 dollarë dhe darkë konsumuan jo vetëm çifti, por edhe shoqëruesit e Kim Kardashian.
Rikujtojmë, se Kim tregoi së fundmi se humbja e shtatë kilogramëve në mënyrë që t’i përshtatej fustanit ikonik të Marilyn Monroe në “Met Gala 2022” erdhi me një ‘kosto’ të lartë. Themeluesja e ‘SKIMS’ e cila zakonisht ushqehet me një dietë me bazë bimore zbuloi se për shkak se kishte konsumuar mish në përpjekjen e saj për t’u dobësuar shpejt, trupi i saj kishte një shpërthim psoriaze që çoi në artrit psoriatik. 41-vjeçarja tha në një intervistë të re me ”Allure” se:
Psoriaza shpërtheu mbi trupin tim dhe unë kisha artrit psoriatik, kështu që nuk mund të lëvizja dot me të vërtetë. Isha duke u çmendur. Ishte vërtet e dhimbshme dhe më duhej të shkoja te një reumatolog që më shkroi steroide.
Në intervistë, ylli foli gjithashtu edhe për kujdesin që tregon për pamjen e saj dhe se si kryen trajtime bukurie natën vonë. Ajo rrëfeu se dëshiron shumë të duket bukur, por shtoi se nuk është e lehtë kur jeta është aq e ngarkuar dhe je e rraskapitur në fund të ditës. Ajo shpjegoi se trajtimet e saj të bukurisë i kryen natën vonë. Kur të gjithë flenë, ajo bën trajtime me lazer.