@ the movies

Për të gjithë adhuruesit e kinemasë, emisioni juaj i preferuar “At The Movies”, rikthehet në TAR nga 6 shtatori!

“At The Movies” është një show për të gjithë kinema-dashësit, një program i cili sjell kinemanë në 360 gradë. Filmat e rinj, ngjarjet e fundit nga protagonistët tuaj të preferuar, recensionet e filmave, shoqëruar nga kolonat zanore të paharrueshme që zgjojnë kujtime rrënqethëse.

Quiz-e për të fituar bileta, të ftuar në studio nga bota e artit të 7-të si dhe ndërveprim me shikuesit e filmave në kohë reale. Bota e magjishme e kinematografisë në një program të dedikuar në Top Albania Radio.

Tashmë “At The Movies” rikthehet me sezonin e ri duke filluar nga 6 shtatori. Informacionet kinematografike më të rëndësishme, të rejat nga aktorët e famshëm, premierat e fundit të Cineplexx dhe në ekranet botërore, e shumë më shumë… Mos e humbisni “At The Movies”, çdo të premte, ora 14:00 – 15:00.