The Rolling Stones do të festojë 60-vjetorin e tyre me një dokumentar të ardhshëm me katër pjesë në EPIX. Dokumentari do të përqendrohet te anëtarët më ikonë të grupit, me portrete të thelluara të këngëtarit Mick Jagger, kitaristëve Keith Richards dhe Ronnie Wood dhe bateristit të ndjerë, Charlie Watts.
“My Life as a Rolling Stone” do të shfaqet premierë më 7 gusht. Është drejtuar nga Oliver Murray dhe Clare Tavernor. Producentët thanë në një deklaratë se:
Dokumentari synon të zbulojë krijimtarinë e Rolling Stones, frymëzimet e tyre dhe se si ata individualisht dhe kolektivisht kanë kapërcyer fatkeqësitë, famën dhe problemet personale për të shkruar kolonën zanore të kohës sonë.
Turneu evropian i “Rolling Stones”, të cilët po festojnë 60 vjetorin e krijimit të tyre, ka nisur së fundmi në stadiumin “Metropolitano” në Madrid. Performanca prej dy orësh e gjysmë elektrizoi turmën prej 45,000 vetësh. “Rolling Stones” kanë konfirmuar statusin e tyre legjendar me një triumf të jashtëzakonshëm në Madrid”,-tha transmetuesi televiziv spanjoll “RTVE”.
Gazeta “El Pais” i quajti “Rolling Stones” të përjetshëm ndërsa “El Mundo” e quajti performancën e tyre një mrekulli. Koncerti nisi me një video emocionuese që përkujtonte bateristin e grupit Charlie Watts, i cili ndërroi jetë në gusht të vitit të kaluar.
Këngëtari kryesor Mick Jagger i tha audiencës se ky ishte turneu i tyre i parë pa Watts dhe se i mungonte shumë atij dhe grupit. Ndalesa tjetër e turneut është stadiumi “Olympia” në Mynih. Amsterdami, Milano, Brukseli dhe Parisi janë ndër ndalesat e tjera, përpara se turneu të përfundojë më 31 korrik, në Stokholm.