Teknologjia është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme madje edhe aty ku më pak na shkonte mendja, në tualet. Kompania amerikane Kohler ka krijuar një WC me drita LED për krijim atmosfere dhe muzikë. Ky tualet që quhet Numi 2.0 kushton mbi 10 000 euro.
Gjithashtu, ulësja është me ngrohje, shkarkimi i ujit është automatik, kapaku hapet vetë dhe ka tharëse për të pasmet. Sigurisht, nuk mund të mungonte edhe bideja e instaluar, që mund ta rregullohet sipas dëshirës sa i përket temperaturës, pozicionit dhe presionit. Tualeti është shpërndarë tashmë nëpër distributorë dhe shitjet e tij do të nisin ditët e ardhshme.
Ndërkaq, nga vaska romantike à deux deri te dushi në ajër të hapur me panorama fenomenale, një banjë e jashtëzakonshme hoteli është tani vendimtari i vërtetë i dekadencës. Në këtë link, KATIE BERRINGTON zbulon disa nga tualetet më spektakolare në botë.
Rikujtojmë, se shumë njerëz i përdorin telefonat për të luajtur lojëra, ndërsa janë në tualet. Në sondazhet e kryera mbi këtë temë nga “NordVPN” në fillim të këtij viti, 65% e të anketuarve thanë se përdornin telefonat e tyre në banjë. Por sa e rekomandueshme është që ta përdorni telefonin në tualet? Së pari, qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore mund të çojë në hemorroide dhe në vena të ënjtura në zonën anale. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.