Celebrities Music Showbiz

Për shkak të problemeve shëndetësore The Weeknd detyrohet të ndërpresë koncertin e tij!

Artistit të njohur në mbarë botën për talentin e tij The Weeknd i ka ndodhur e papritura në koncert. Ai humbi zërin e tij gjatë kohës që ishte në mes të performancës së koncertit të tij të dytë në stadiumin “SoFi” në Inglewood, Kaliforni të shtunën mbrëma. Ai e ndërpreu koncertin papritmas, duke i informuar fansat se nuk do të mund të vazhdonte me pjesën tjetër të mbrëmjes.

Interpretuesi 32-vjeçar i hiteve u prit me ovacione të forta nga arena e mbushur plot me 70,000 njerëz, teksa kërkoi falje në skenë për sëmundjen e papritur.

Nuk mund të jap koncertin që dua. Do të sigurohem që të gjithë të jenë mirë, do t’ju kthejnë paratë tuaja dhe do të bëj një shfaqje të vërtetë së shpejti për ju djema, por doja të dilja dhe të kërkoja falje personalisht dhe të mos e postoja në Twitter ose në Instagram. Doja që ju djema ta dini se nuk mund t’ju jap atë që dua. Kërkoj falje. Më vjen shume keq. Ju e dini sa shumë më vret kjo. Unë ju dua. Shumë faleminderit.

The Weeknd vendosi që më vonë në rrjetet sociale t’u kërkonte falje fansave për performancën e tij të cunguar.

Zëri më humbi gjatë këngës së parë dhe jam i shkatërruar. Ndjeva që shkoi dhe zemra më ra. I kërkoj ndjesë më të thellë fansave të mi këtu. Ju premtoj se do t’ju kompensoj me një datë të re.

Turneu i The Weeknd hasi probleme më herët, duke filluar që kur ai e shtyu atë në janar për të performuar në më shumë stadiume pasi më parë ishte shtyrë dy herë për shkak të pandemisë COVID-19. Edhe pse aktualisht nuk është e qartë pse zëri i yllit u dobësua, ai mund të humbasë më shumë data turneu në të ardhmen nëse kjo rezulton të jetë një çështje serioze.