Artisti i njohur Harry Styles së fundmi ka bërë të ditur se ka anuluar tre nga koncertet e tij në Los Angeles vetëm disa orë para se të dilte në skenë në Kia në Inglewood. Ylli 28-vjeçar, e zbuloi lajmin përmes një InstaStory dhe përmendi një grip të vazhdueshëm si arsye për shtyrjen e performacës në minutën e fundit. Ai ishte planifikuar të performonte të shtunën, 5 nëntor, të dielën, 6 nëntor dhe të hënën, 7 nëntor, në arenën me 70,000 vende. Të tre koncertet janë riplanifikuar për në muajin janar.
Styles u detyrua gjithashtu të anulonte shfaqjen e së premtes në mbrëmje më 4 nëntor për shkak të problemeve shëndetësore të anëtarëve të grupit të tij, sipas një postimi në Twitter të publikuar nga vendi i ngjarjes.
Në fund të shfaqjes të mërkurën fillova të ndihesha i sëmurë dhe që atëherë kam qenë në shtrat me grip. Kam bërë gjithçka që mundem për të kënduar sonte, por po largohem nga doktori tani dhe jam i dëshpëruar që thjesht nuk është e mundur. Deri tani nuk më është dashur të shtyj asnjë shfaqje për shkak të sëmundjes në 12 vitet që kam bërë turne. Më vjen keq që ky lajm po i afrohet kaq shumë kohës së shfaqjes, por kisha shpresa që do të mund të performoja për ju sonte. E di që disa prej jush kanë planifikuar udhëtime në Los Angeles për të parë shfaqjen dhe kjo do të thotë absolutisht gjithçka për mua. Shfaqjet e datave 5, 6, 7 nëntor do të shtyhen deri në 26, 27, 29 janar 2023. Gjithçka tjetër do të luhet sipas planit.
Kjo listë e anuluar e shfaqjeve në Los Angeles i bashkohet një shfaqjeje të anuluar në Çikago më 6 tetor, e cila përfundimisht u riplanifikua për 10 tetor. Edhe pse ai koncert u shty për vetëm katër ditë, fansat e Harryt nuk e pritën shumë mirë lajmin. Problemet shëndetësore nisën gradualisht me grupin e yllit të popit dhe tani me vetë Styles. Përveç shtatë pjesëve të turneut të tij mbarëbotëror, Styles ka nisur një karrierë filmike, kohëve të fundit ai luajti në “Don’t Worry Darling” dhe “My Policeman”, i cili u shfaq në Amazon Prime gjatë fundjavës. Ndërsa, turneu 22-mujor do të përfundojë në Itali vitin e ardhshëm në 2023.