Pas situatës së krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës të gjithë janë munduar që të marrin masa. Kështu ka bërë dhe këngëtari i njohur në të gjithë botën The Weeknd. Artisti është tërhequr nga plani për një njoftim të madh pas ngjarjeve të fundit. Këngëtari i “Blinding Lights” prej disa ditësh kishte paralajmëruar publikimin e një lajmi të rëndësishëm në muzikë për ndjekësit e tij në rrjete sociale.
Por në të njëjtën kohë që artisti do të bënte publik lajmin, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “operacion special ushtarak” në lindje të Ukrainës. Menjëherë pas fjalimit të Putinit, pati raportime për shpërthime në periferi të Kharkiv, Kramatorsk dhe Mariupol, si dhe në kryeqytetin Kiev. Këngëtari reagoi më pas duke thënë se:
Fatkeqësisht, tani po shoh se çfarë po ndodh me konfliktin dhe do të ndaloj deri në një njoftim të nesërm. Lutem për sigurinë e të gjithëve.
Vlen të theksohet gjithashtu se në këtë situatë të gjendur, ku jo vetëm fushat politike, ekonomike dhe ushtarake janë prekur edhe fusha e muzikës dhe e sportit gjithashtu kanë hasur probleme. Ditën e djeshme është bërë e ditur se Eurovizioni ka vendosur të përjshtojë Rusinë nga gara muzikore për vitin 2022. Njoftimi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter të Eurovision Song Contest.
Ne mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur vlerat e një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar.
The Guardian raporton se Rusinë e kanë pezulluar përkohësisht edhe nga Këshilli i Evropës si një masë ndëshkuese për pushtimin e Ukrainës. Me nisjen e luftës në Ukrainën lindore, Rusia ka treguar se nuk i përmbahet së drejtës ndërkombëtare dhe prandaj nuk ka çfarë të kërkojë në Këshillin e Evropës.
Në fakt, Këshilli i Evropës 8 vjet më parë e privoi Rusinë nga e drejta për të votuar në Asamblenë Parlamentare në Strasburg por ia kurseu përjashtimin. Ky ishte një veprim konsekuent, sepse pranimi i një deklarate lufte ndaj një shteti tjetër anëtar me një të ngritur të supeve do të ishte e pashpjegueshme jo vetëm për Ukrainën e prekur.