Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, e ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte gazetarja Iva Korumi. Ndër të tjera, Iva ka komentuar raportin e afërt të Ilnisës me Meritonin.
Ata shumë po përmbahen. Kanë dy muaj aty. Po iu pëlqen njëri-tjetri.
Por deri ku do arrinin Ilnisa dhe Meritoni sipas Ivës?!
Duan të avancojnë më shumë, por është e pamundur për shkak të kamerave. Besoj nga Ilnisa do rezistojë sepse vjen ‘me paketë’. Është nënë, kur je nënë ti mendon për efektet anësore me videot që do qarkullojnë.