Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Mbrëmë gjashtë banorët e shtëpisë Juli, Egla, Françeska, Heidi, Romeo dhe Meritoni kanë ngritur dolli dhe kanë kërcyer me njëri-tjetrin.
Gëzuar, për shëndetin e familjes
Visualizza questo post su Instagram
Debatet mes Meritonit dhe Heidit vijojnë edhe në ditët e fundit të qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP3”. Dyshja është përplasur pasditen e djeshme pasi në një moment Heidi ndërhyri në debatin mes Meritonit dhe Eglës. Ajo i doli në mbrojtje aktores dhe moderatorit nuk i pëlqeu aspak kjo ndërhyrje. Këtë debat e komentuan mbrëmë Françeska dhe Julian Deda, të cilët u shprehën se Mertitoni ‘po del katastrofë’ në lidhje me Romeon, të cilin e konsideron shok.