Lifestyle

Për qentë apo për macet?! Studimi zbulon se për cilët kujdesen më shumë njerëzit!

Ekspertët kanë zbuluar se pronarët e qenve janë më të lidhur me ta dhe janë të gatshëm të paguajnë kosto më të larta mjekësore. Hulumtimi përfshiu 2,117 njerëz që kanë qen, mace ose të dyja së bashku. Pjesëmarrësve të hulumtimit iu kërkua t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me kujdesin për kafshët shtëpiake dhe lidhjen e tyre me to. Të jesh kundjestar i një qeni është bërë shumë fitimprurëse. Mesatarisht, një shëtitje gjysmë ore në Manhattan që i kushtonte një pronari qeni 14 dollarë, tani është deri në 35 dollarë. Në New York do të paguhesh 100,000 dollarë në vit për të shëtitur qentë e të tjerëve.

Analiza zbuloi se njerëzit kujdesen më shumë për qentë e tyre sesa për macet në të gjitha vendet dhe sipas të gjitha kritereve. Pjesëmarrësit e hulumtimit kishin më shumë gjasa të paguanin për sigurimin shëndetësor për qentë e tyre dhe do të paguanin më shumë për atë trajtim. Megjithatë, kishte edhe dallime të habitshme në qëndrimet midis vendeve. Pjesëmarrësit në studim ishin nga Britania e Madhe, Danimarka dhe Austria.

Edhe pse preferenca për qentë ishte e vogël në Britaninë e Madhe, në Austri dhe në Danimarkë ishte shumë e theksuar. Dr.Peter Sandoe, autori i parë i studimit në Universitetin e Kopenhagës, tha:

Ne zbuluam se njerëzit janë të gatshëm të shpenzojnë shumë më pak për macet e tyre sesa për qentë e tyre.

Autorët e studimit vunë në dukje se mund të ketë ende vende të tjera ku niveli i kujdesit dhe dashurisë për macet është më i lartë. Rikujtojmë, se në Gjermani u thye një rekord në sasinë e arkëtuar në bazë të taksës për qentë dhe vitin e kaluar arriti në 414 milionë euro me një rritje prej 3.3% në vitin 2022. Sipas të dhënave të Byrosë Federale të Statistikave (Destatis), komunat kanë mbledhur 414 milionë euro taksa nga pronarët e qenve vitin e kaluar. Të ardhurat nga taksa e qenve në Gjermani janë rritur me 44% në dhjetë vitet e fundit.