Fashion

Për pushime, për qytet ose për ku të doni ju, pantallonat më ‘IN’ të këtij sezoni veror!

Mund të themi se kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e verës dhe kemi nisur duke menduar për pushimet tona. E kur themi pushime, padyshim vëmendjen më të madhe e kemi te gardëroba jonë. Një nga tendencat më të mëdha të këtij sezoni janë padyshim pantallonat e shkurtra Bermuda. Pantallona të shkurtra bermude me kopsa, me llastik, me zinxhir, lino, pambuk, xhinse, pak rëndësi ka, mjafton të jenë stil “Bermuda”.

I pamë si në pasarela ashtu edhe në rrugë me stilime nga më casual tek ato më formale. Sigurisht, bermudat që janë dukshëm në vendin e parë këtë veror janë ato prej linoje.

Ndërkaq, ekspertët e modës na këshillojnë se këtë verë duhet të kemi patjetër edhe një fund ‘pareo’. Pavarësisht se si e vishni, një fund i tillë i thurur në mënyrë perfekte duket po aq mirë në çdo lloj trupi dhe me çdo stil të rrobave të banjës. Nëse nuk e vishni me rroba banje, mund ta kombinoni me një T-Shirt të thjeshtë dhe do dukeni perfekt për ditët me diell në qytet.