Celebrities Gossip Showbiz

“Për një udhëtim tjetër të bukur rreth diellit”, Arilena Ara ka dy fjalë për veten e saj në ditën më të veçantë për të!

Arilena Ara për një periudhë të gjatë nuk ishte shumë aktive me prodhime të reja muzikore, megjithatë para pak kohësh por këngëtarja e hitit “Nëntori” solli për dëgjuesit e muzikës së saj një album. Ky album për Arilenën ishte shumë i veçantë, pasi bukuroshja u shpreh se përfaqësonte një pjesë të saj.

E përpos muzikës, artistja ndan me ne momente nga përditshmëria e saj e nuk mund të mungonte një postim dedikuar një dite kaq të veçantë si ditëlindja e saj. Arilena ka uruar veten e saj me disa fjalë shumë të përzgjedhura.

Gëzuar për 24, për një udhëtim tjetër të bukur rreth diellit! 

Tani duket se artistja ka nisur punën për projekte të reja muzikore, pasi producenti me të cilin ajo bashkëpunon për sjelljen e surprizave të reja postoi një foto krahas Arilenës ku shkruan: “U ktheva në studio me shpirtin tim binjak.”

Producenti Darko Dimitrov nuk ka zgjedhur të na tregojë diçka më tepër, megjithëse po presim gjithë sy e veshë.

Arilena Ara dhe Miriam Cani dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra tjetrën. Miqësia e tyre ka nisur që në fillimet e karrierës së Arilenës. Dy mikeshat nuk kanë sjellë ndonjëherë ndonjë bashkëpunim së bashku, megjithatë do të ishte një kombinim shumë interesant.