Vjeshta është koha e duhur për të gjetur në tryezë ushqime të shëndetshme dhe të shijshme që do të na ndihmojnë të pastrojmë sa më mirë trupin tonë nga toksinat e grumbulluara. Për të korrigjuar pasojat e të ngrënit të tepërt, është e nevojshme të pasurohet dieta me ushqime që do të neutralizojnë me sukses yndyrën në trup.
Ndërkaq, periudha e dimrit është e njohur për viruse dhe ftohje të shumta, ndërsa imuniteti ynë është më i dobët. Marrja e vitaminave është e domosdoshme për ta mbrojtur shëndetin dhe për të forcuar imunitetin. Një ndër ushqimet më të shëndetshme, ngrënia e të cilit rekomandohet në ditët e ftohta të dimrit, është lakra.
Kjo perime përmban nivel të lartë vitaminash C dhe B si dhe antioksidantë të fuqishëm. Kur fermentohet, bëhet gjithashtu një burim i pasur probiotikësh. Lakra turshi gjithashtu është një burim i pasur probiotikësh, gjethet e saj janë të pasura me baktere probiotike, me origjinë bimore, laktobacilus plantarum. Ato janë baktere të cilat gjenden në probiotikët e popullarizuar, të cilat nuk jeni të detyruar t’i blini nëse hani lakra turshi.
Konsumojeni tri herë në javë, kanë fibra të rëndësishme për përshpejtimin e tretjes së ushqimit, transiti i materieve të dëmshme është aq i përshpejtuar dhe nuk ka kontakt të gjatë në zorrë, prandaj nuk ka as raste për efekt negativ në shëndet. Ka nisur zyrtarisht sezoni i gripit. Është shumë e rëndësishme të merrni vitamina, minerale dhe elementë të tjerë thelbësorë për imunitetin. Marrja e mineraleve është më e mira përmes ushqimit dhe pijeve. Një marrje e tillë është shumë më e dobishme sesa kur përdorni suplemente. Ndërkaq, jodi është i domosdoshëm për funksionimin e duhur të organizmit tonë, është mineral i cili vret bakteret dhe viruset.