Në një fushatë të lançuar së fundmi nga marka e njohur “Andie Swim”, aktorja e njohur Demi Moore ka pozuar me rroba banje së bashku me tre vajzat e saj Rumer, Scout dhe Tallulah dhe duken mahnitëse. Aktorja 58-vjeçare, e cila ka qenë një investitore në markën e rrobave të banjës që nga viti 2017, tha për “WWD” se ndihej një kohë e përsosur për t’u bashkuar me markën për të mirëpritur një verë të lirisë dhe bashkimit.
Në një foto për fushatën, me titull “Së bashku”, Rumer, 32-vjeçe, Scout, 29-vjeçe dhe Tallulah, 27-vjeçe, janë kombinuar me nënën e tyre në ngjyra të ndryshme të një lloji të njëjtë bikinish dhe për një moment na u dukën të gjitha si motra.
Ndërkaq, Moore tha se:
Sot është dita! Shumë të lumtura për të ndarë më në fund fushatën e re të @andieswim, duke festuar së bashku…Ishte e përshtatshme dhe unë dua ta ndaj këtë moment me njerëzit që dua më shumë.
Ndërkaq, marka e veshjeve për rroba banje tha se:
Ne jemi shumë të lumtur për të njoftuar fushatën tonë të re me mbështetësen prej një kohe të gjatë të “Andieswim”, Demi Moore, dhe vajzat e saj Rumer, Scout dhe Tallulah! Demi u bashkua me ne për të festuar një verë bashkë…