Rojet e një burgu të vjetër anglez po u ofrojnë çifteve mundësinë për një darkë në qeli, vetëm për 199 euro. Burgu i Oksfordit në Angli, i cili ishte aktiv një mijë vjet më parë, pritet të shndërrohet në një restorant me menu shumë më të mirë se ushqimi normal në një burg.
Të ftuarit mund të zgjedhin të darkojnë në qelitë e kriminelëve famëkeq si vrasësit e akuzuar Mary Blandy ose Anne Greene. Tavolina e ndriçuar dhe me trëndafila të kuq është ambienti i darkës që për pjatë kryesore mund të ketë mish por edhe opsione me ushqime vegjetariane.
Kjo ndërtesë fillimisht ka shërbyer si fortesë mjekësore, por ka pësuar dëme të mëdha gjatë Luftës Civile në Angli nga viti 1642 deri në vitin 1651. Ajo u shndërrua në një burg në vitin 1785 deri në vitin 1996. Që atëherë është bërë një destinacion turistik mjaft i vizituar.