Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Julian Deda dhe Erjola Doçi u bënë mjaft miq me njëri-tjetrin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Por si është marrëdhënia e tyre tani që reality show ka përfunduar? Këtë kuriozitet të fansave e kanë shuar vetë ata përmes postimeve në rrjetet sociale. Juli ka postuar në “Instastory” një video ku ka etiketuar moderatoren e njohur.
Hajde Erjola Doçi, për një darkë bosash…!
Jul Deda ishte një ditë më parë i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku mes shumë të tjerash tregoi edhe se çfarë do të ndodhë me të dhe ish-banorët tani që BBV3 ka përfunduar. Juli u shpreh se nuk e ka takuar dhe nuk ka komunikuar ende me Romeo Veshajn, por do ta takojë patjetër.