Celebrities Gossip Showbiz

Për një arsye shumë të fortë Taylor Swift detyrohet të anulojë koncertin në Argjentinë!

Artistja e njohur, Taylor Swift krijuesja e shumë hiteve të suksesshme, ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm së fundmi në lidhje me koncertet e saj. Në rrjetin e saj social Instagram ajo bëri të ditur se ka anuluar shfaqjen e saj në Buenos Aires, të planifikuar për në 10 nëntor.

Këngëtarja njoftoi se po anulonte koncertin për shkak të kushteve të motit. Nëpërmjet deklaratës së saj ajo u shpreh se:

Më pëlqen një shfaqje në shi, por kurrë nuk do të rrezikoj fansat e mi apo dhe ekipin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Autumn Kennedy (@tstourtips)

Megjithatë ajo, ka bërë të ditur edhe një lajm të mirë. Ajo do të qëndrojë në Argjentinë disa ditë më shumë.

Ne e kemi riplanifikuar shfaqjen e Buenos Aires për të dielën për shkak të motit. Lajm i mirë është se do të qëndroj më gjatë në Argjentinë!

Disa orë pasi u publikua lajmi se Travis Kelce shkoi në Argjentinë për të mbështetur Taylor Swift në shfaqjen e saj. Ky do të ishte udhëtimi i dytë i lojtarit të Kansas City Chiefs në turneun e artistes.

Rikujtojmë se ka pasur shumë spekulime për lidhjen e tyre, duke qenë se disa javë pasi Kelce bëri një shfaqje për t’i dhënë këngëtares numrin e telefonit në një nga koncertet e saj. Ajo u shfaq krejt papritur në tribunë gjatë kohës që ai po luante dhe tregoi një mbështetje shumë të madhe për të.

Më herët Travis ka deklaruar se ka ndodhur një keqkuptim midis tyre në fillim kur po njiheshin.

Doja t’i jepja Taylor Swift-it një byzylyk me numrin tim në të. Ajo nuk takon askënd ose të paktën nuk donte të më takonte, kështu që unë e mora atë personalisht dhe ia dhashë.

Megjithatë, keqkuptimi nuk duket se e ka ndaluar dyshen të lidhen dhe të dalin në publik bashkë.